Lorenc Vangjeli:Rama është kapur në përgjimet, për blerjen e votave!

556
Sigal

Duket se ajo që ka dalë deri më tani, nga përgjimet për veprimtarinë e grupeve kriminale në zgjedhjet e vitit 2015 dhe ato të vitit 2017 për blerjen e votave në shërbim të Rilindjes, janë vetëm maja e ajsbergut. Kreu i opozitës dhe eksponentë të lartë të saj e kanë ripërsëritur me kompetencë të plotë, se në dy dosje voluminoze përgjimesh përveç Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit dhe shumë zyrtarëve të lartë të PS-së në rrjetë ka rënë, edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Këtë fakt skandaloz e konfirmon edhe vetë  analisti, Lorenc Vangjeli, i cili njihet si një nga zërat mediatik më pro Ramës dhe Rilindjes në përgjithësi.

Vangjeli, paralajmëroi se përgjime të reja mund të dalin në dritë dhe publiku do të dëgjojë vetë zërin e Edi Ramës duke biseduar me një person, i cili gjithashtu është xhiruar duke shpërndarë para, për të blerë vota.

“Edi Rama është kapur në biseda me një person të njohur të asaj zone, i cili gjithashtu mendohet se është i xhiruar në ndarje e sipër parash, i vetmi problem është se sipas ligjit, nëse është i përgjuar dhe kur në përgjime del një deputet apo Kryeministri që është me imunitet, çdo gjë duhet ndaluar dhe çfarë është regjistruar duhet shkatërruar. Unë paralajmëroj se, nëse një gje e tillë do të ndodh, opozita do të thotë se këto informacione i ka marrë nga shërbimet të huaja partnere dhe unë pres dhe vë një bast për këtë”, lëshoi deklaratën dhe informacionin e fortë Vangjeli

Kjo u përforcua edhe nga ish-deputeti Ervin Salianji, I cili tha dje se “së shpejti do të dalin përgjime të reja për blerjen e votave me protagonist vetë Edi Ramën”.