Lorenc Goga: Plaku matuf, Frroç Çupi, ëndërronte një President në linjë me llumin e “Rilindjes”

398
Sigal

I dashur Frroç, Presidenti i Shqipërisë mbron vendin dhe kushtetutën nga kapja Polpotiane e shtetit. Presidenti i Shqipërisë ka për detyrë edhe të kërcënojë, nëse është e nevojshme, të gjithë politikanët, lobistët, pseudo-aktivistët, vendas dhe të huaj që duan të vishen me këmishën ngjyrë mavi dhe që tentojnë të dhunojnë e poshtërojnë qytetarët e Shqipërisë.

Nuk ka qytetar sot në Shqipëri, nga më i vogli deri tek Presidenti, që mendon se pergjigjja dhe reagimi ndaj qeverisë se inceneratorëve është buqeta me lule!

Shqiptarët nuk vuajne më komplekset ndaj politikës Sorosiane, shqiptarët sot kanë të gjithë të drejtën dhe mundësine edhe të kritikojnë Ambasadën Amerikane kur ajo na shet sapunin për djath.

Sot, institucioni i Presidentit të Republikës është i vetmi institucion i pa kapur, aktiv, i ndërgjegjshëm dhe i pavarur që na ka mbetur dhe duhet ta mbrojmë fort sepse Ilir Meta është i vetmi person që flet drejtë kundër një qeverisje të shtrembër, kundër një parlamenti ilegjitim, kundër tradhëtarëve të kombit!

I dashur Frroç, për ty vlen fiks shprehja “i marri premton dhe budallai shpreson”…