Lokalet e 14 majit, Meta ndan fotot me të rinjtë në Tiranë: Edhe dy javë nga votëbesimi masiv për Belind Këlliçin

105
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se vetëm dy javë e ndajnë Tiranën nga dita kur do t’u kthehet të rinjve, pas ardhjes në krye të qytetit të Belind Këlliçit.

Në një postim në Facebook, Meta ka ndarë disa foto ku shfaqet me të rinjtë e njësisë nr.2 në kryeqytet.

“Edhe dy javë nga dita kur Tirana do t’u rikthehet të rinjve. Edhe dy javë nga dita e votëbesimit masiv të planit fantastik të Belind Këlliçit. Me të rinjtë e njësisë nr.2, forca dhe energjia e pandalshme e Ndryshimit në Tiranë. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta.