Loja me karantinën, indianët pushtojnë Rinasin

Aeroporti i Rinasit “pushtohet” nga Indianët

Fakti që  Shqipëria është klasifikuar si vend me risk të ulët për Covid, emigrantët e huaj  për ti shpëtuar karantinës në vendet e BE-së  po e përdorin Shqipërinë si vend  tranzit  me qëllimin final largimin drejt këtyre  vendeve .

NOA

Këto dy netët e fundit m’u desh të shkoj në Rinas pak a shumë në të njëjtën orë. Natën e parë më ranë në sy shumë indianë me veshjet e tyre karakteristike që kishin bërë “kamping” me ç’të mundnin jashtë aeroportit. Duke qenë se isha vetëm tek pritja nuk i kushtova rëndësi. Natën e dytë m’u desh të nisesha vetë dhe isha i detyruar të kaloj tek “departure”. Ishte një situatë kaotike. Mbi 500 apo 600 indianë kishin zaptuar çdo ndenjëse të mundshme. Shumë prej tyre thjesht rrinin dhe shumë të tjerë (po, shumë ama) prisnin në rradhë për t’u nisur për diku. Në dysheme një zhul i paparë, pisllëk dhe burim infeksioni. Letra, patatina, qese, kartpeceta, njerëz që psherëtinin e të tjerë që kolliteshin, pa u shqetësuar dhe pa u kontrolluar nga ana mjeksore. Mbi të gjitha pa maska , apo mjete të tjera mbrojtëse. Nuk dua ta imagjinoj VC-modeste që ka salla. Mbasi mbylla procedurat e mija pyeta vajzën e checkin për këtë situatë. “Janë indiane, – më tha- vijnë njëherë këtu se nuk i pranojnë direkt vendet e tjera”. Nuk e kuptova mirë. Vazhdova më tutje për procedurë. Kishte pak rradhë për t’u futur tek salla e nisjes aty ku një securitë kontrollon biletën dhe pasaportën. Një tip nga indianët, pa të keq hapi litarët anësore dhe u fut direkt te dera me gjithë familjen e tij. Tjetër rracë, të tjera zakone. E la hapur dhe vazhdoi. U futëm brenda. Kaos dhe aty. Ora ishte 2.30 e mëngjesit. Në kontrollin e pasaportave punonin 7 sportele. As në pikun e drekës nuk kisha parë fluks të tillë. Kur na erdhi rradha polici që pa pasaportat shqiptare bëri humor me djalin tim të vogël. Përfitova nga rasti dhe e pyeta për këtë situatë. ” Lëre mos e pyet,- më tha- më shumë vinë se ikin. U çmendëm !”

Po ku shkojnë? – e pyeta

Nuk e di? – me tha.

Pra ata me sa kuptova zyrtarisht nuk dinin asgjë për këtë situatë përpos faktit që me sa duket punonin full-turni 3-të, si të ishte piku i punës. U futëm në sallën e nisjes. Një familje indiane për arsye që nuk i di papritur ndërroi mendim dhe nuk donte të ikte. U futën 4-5 policë dhe e morën zvarrë deri te autobuzi. Po ashtu zvarrë tërhoqën edhe fëmijët e tij dhe i çuan drejt e në avion. Vajta tek bari dhe pyeta banakieren. Shjegimi që me dha ajo ishte se duke qenë se Shqipëria është vend me risk të ulët covid pasagjerët që vijnë që nga Shqipëria me drejtim vendet e tjera nuk futen në Karantinë. Ndërkohë që nga ana tjetër Shqipëria është një vend i hapur që nuk ka asnjë kufizim për personat që vijnë këtu. Pra, me sa kuptova indianët e kanë gjetur këtë rrugë si transit për të shmangur karantinën, por që kjo mbetet supozim. Fakt është që aeroporti i Rinasit nuk i ka kapacitetet dhe as infrastrukturën e tranzit për një numër kaq të madh njerëzish. India është një ndër kombet më të mëdhenj në glob. Është njësoj si të pretendosh që një fëmijë të ngrejë një elefantn ë kurriz. Gjithë kjo zallamahi ndodhte në të njejtën kohë kur kanalet e TV ishin fokusuar tek ardhja e refugjatëve afgane. Po ku janë problem 3 apo 4.000 afganë? Halli është mos të na vijnë nja 4.000.000 indianë se jo Rinasi, por gjitë Ballkani do jetë në kolaps.