Llumi i shoqërisë shqiptare qeveris vendin, mjaft ndenjëm duarkryq!

104

Nga Ilir ALLKJA

Edi Rama ja ka dalë me sukses të kthejë policinë e shtetit në vegël të dashur të tijën në shërbim të qëllimeve kriminale.

Ministrin e parë të rilindjes e pamë të vinte në shërbim të trafikantëve gjithë aparatin e policisë që nga drejtorët e deri tek efektivin më të fundit. Sot të gjithë shqiptarët e dinë që drejtorët, shefat dhe policisë ishin menaxherët e kultivimit, përpunimit e trafikimit të lëndëve narkotike. Sot disa drejtorë policie, vartës të ministrit të parë të rilindjes së partisë socialiste janë në kërkim ndërkombëtar, e disa të tjerë në burg.

Ministri i dytë i rilindjes, ishte vëllai i njërit prej trafikantëve më të njohur. i përfshirë në një organizatë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali, e cila si fillim trafikoi narkotikë nga Vlora në Itali e më pas, kjo organizatë ka sjellë drogë nga vendet e Amerikës Latine në Europë.

Sot vëllai ministrit të dytë të rilindjes së partisë socialiste vuan dënimin me burg në Itali.

Ministri i tretë i rilindjes së PS është Sandër Lleshaj, një ish ushtarak mediokër, i katapultuar në post thjesht për besnikërinë e verbër karshi Ramës. Falë këtij ministri, janë shtypur dhunshëm gjithë protestat paqësore të opozitës, protestat e banorëve të Astirit, të banorëve të Bregut të Lumit, banorëve të Shkozës si dhe u pushtua ushtarakisht Teatri Kombëtar, u arrestuan dhunshëm mbrojtësit legjendar e u shemb në mënyrën më të kobshme ndërtesa historike. Sandër lleshaj është ministër i brendshëm vetëm për një arsye, ai nuk njeh ligjin e policinë, njeh vetë bindjen e verbër karshi Ramës!

Drejtori i Oërgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu njihet nga të gjithë si një militant i verbër e injorant në shërbim të krimit e kundës qytearëve. Gjithë shqiptarët e njohin tashmë si shofer të klement Balilit dhe si linçes i qytetarëve të lirë.

Dalja e fundit bë bjë video ku drejtori i policisë së shtetit linçnte një minoren dhe nënën e tij zbuluan para shqiptarëve nivelin skandaloz mendor sepse nuk ka asgjë të përbashkët me profesionistin apo intelektualin!

Pasardhësit tanë nuk do të na e falin kurrë nëqoftëse do të rrimë duarkryq ndërkohë që vendin po e merr dreqi!