Lleshaj befason nga Shkodra: Do jem ministër deri në zgjedhjet e 2021

295
Sigal

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka befasuar nga Shkodra me një deklaratë lidhur me postin e tij si minstër i Brendshëm.

Lleshaj thotë se në zgjedhjet e 25 prilli të 2021 do të jetë ministër. Ai madje deklaroi se deri tani nuk ka informacion lidhur me elementë kriminalë dhe konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Nga të gjitha vëzhgimet e bëra, policia e shtetit është e mbështetur masivisht nga qytetarët. Mbi 62% e qytetarëve përshëndesin punën e bërë”

“Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet e 2021, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj,” tha Lleshaj.

I pyetur: Me apo pa ju? Lleshaj u përgjigj duke buzëqeshur: Me, me