Listat e kandidatëve, Vasili: Shqiptarët duan vetëm deputetë të pastër, të dëgjojmë SHBA dhe të refuzojmë Ramën !

Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përsa i përket pastërtisë së listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasilit, këto sugjerime e shëndoshin politikën dhe Parlamentin, ndërsa refuzimi i tyre nga ana e Edi Ramës e infekton politikën dhe Parlamentin me kriminelë, trafikantë dhe të korruptuar.

Sigal

Njëherazi Vasili bën thirrje që shqiptarët të dëgjojnë SHBA dhe të refuzojnë Edi Ramën dhe Rilindjen.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Sugjerimet e SHBA për pastërtinë e listave të kandidatëve e shëndoshin politikën dhe Parlamentin, ndërsa refuzimi i tyre nga ana e Edi Ramës e infekton politikën dhe Parlamentin me kriminelë, trafikantë dhe të korruptuar.

Shqiptarët duan vetëm politikanë e deputetë të pastër.

Të dëgjojmë SHBA dhe të refuzojmë Ramën!