Liliana Koleka/ Doni të vdisni nga djalli, apo nga arkitektët e konspiracionit? Pse nuk i kapni me kopaçe politikët e virusit

466
Sigal

Iliriana Koleka: Si nuk çohen njerëzit t’i kapin me kopaçe këta “politikanët e virusit”

Doni të vdisni nga djalli, apo nga arkitektët e konspiracionit?

Iliriana Koleka, përmend edhe një herë se kjo pandemi e Covid-19 më shumë është një konspiracion i masonëve, sesa një sëmundje virale e natyrshme. Prandaj, Iliana Koleka, duke shtruar pyetjen shqiptarëve, nga kush vdekje i dhemb më shumë, nga kanceri, Covid, apo nga uria dhe u thotë njerëzve, si rrinë akoma dhe nuk u bien me kopaçe politikanëve të virusit. Iliana Koleka e quan të dështuar reformën e re, sepse edhe ajo u shërben politikanëve dhe jo qytetarëve, të cilët, në saj të kësaj reforme të re, nuk do të mundin dot as të zgjedhin dhe as të votojnë përfaqësuesit e tyre në parlament.  Iliana Koleka e thotë qartë se një nga masonët, Bill Gates është ai që mund të jetë arkitekti i konspiracionit të Covid, për shkak se do që të shesë vaksinën e tij.

Zgjidh e merr o popull, vrit veten ose vrit ata që të drejtojnë

Kush vdekje të dhëmb më tepër, prej kancerit, kovidit, apo prej urisë? Nga dora e kujt do të vdesësh, nga djalli, apo nga masonët?

Qetësi e madhe, asnjë nuk flet. Si nuk çohen njerëzit t’i kapin me kopaçe këta “politikanët e virusit” nuk e marr vesh.

Zgjidh e merr o popull, vrit veten ose vrit ata që të drejtojnë. Ke tërë kohën e ngujimit për të vendosur.

Ata që na duan “të mirën”, si miliarderët e politiqenët, po na e fusin kokën në hale. Po çudi e madhe, asnjë s’e ngre zërin.

Zgjedhjet do të bëhen po me lista të mbyllura, thotë PS-PD. E kuptoni ju, sa na e fusin masonët, falë virusit?

Shpresoj që njerëzit të qërojnë nga qarkullimi miliarderët, që u hedhin viruse dhe të vendosin Njeriun si kapitalin më të çmuar. Ata që vdesin nga mpiksja e kapilarëve të mushkrive (embolia) mund të shpëtohen me transfuzion të gjakut të tyre të pasuruar me OZON (praktikë e zbatuar në shkallë të gjerë pas ndërhyrjeve kirurgjikale në Itali dhe në shumeë vende të tjera të botës, bashkë me gjylpërat në bark. Po, çudi e madhe, asnjërit s’i vajti mendja ta zbatojë për komplikimet e gripit COVID 19… Tërë shërbyesit e masonëve këshilluan mjekët e infermierët t’u vinin respiratorë atyre të shkretëve, që i kishin të mbyllura me shtupe rrugët e gjakut prej mpiksjes. Kulmi i injorancës dhe pisllikut, njësoj sikur të furnizonin me benzinë një makinë me tubin e benzinës të vulosur me dyllë..

Virusi më i madh është bota e parasë

Sot, jo vetëm punëtorët shqiptarë, po tërë punëtorët e globit, po shohin skllavërinë e koronavirusit. Megjithatë, shpresa vdes e fundit. Do të ndërgjegjësohemi e do i qërojmë nga qarkullimi ata që na pijnë gjakun. Gëzuar 1 Majin, festën e punonjësve të mbarë botës! Virusi më i madh është bota e parasë dhe ne do ta mposhtim duke rivendosur socializmin në mbarë botën, ose sistemin e barazisë sociale, jo të distancimit social, në të cilin të tërë do të punojnë duke i dhënë shoqërisë sipas mundësive dhe duke marrë prej saj sipas nevojave. Rroftë NJERIU, kapitali më i çmuar! Më të mençurit e më atdhetarët me një zë e me një qëllim u bashkuan dhe na sollën deri ne 1985. Pastaj erdhën interesaxhinjtë e revizionistët dhe çdo gjë mbaroi keq.

Pufat kundër gripit koronavirus

Për poetët e varfër materialisht e të pasur shpirtërisht, kjo bota e sotme e parasë është tmerrësisht e errët dhe e pa shpresë. Gripi me emrin Kovid19 dhe çka solli ai në botë, pra distancën sociale, vetminë, frikën nga vdekja, papunësinë, ekonominëe dështuar, bëri që shumë njerëz të zakonshëm të humbin gjithçka materiale, pra të bëhen si poetët, artistë në shpirt e xhepatharrë. E kundërta per miliarderët si Bill Gates, që jo vetëm që organizuan në tavolinë dhe e zbatuan në realitet këtë gjendje, po mezi po presin të gëojnë frutet e saj, ose mungesën e plotë të të drejtave të njeriut, duke detyruar që në emër të një lufte virtuale me një armik të padukshëm, të marrim vaksinën e tyre, jo vetëm këtë herë, po përgjithmonë.

 Reforma zgjedhore e trumpetuar kaq shumë si përparim i të drejtave të shqiptarit dështoi me turp, falë Koronavirusit

Edi (Rama)  bën ç’i thotë turma e çakejve dhe blegërin dhe ai “Erdhi virusi e do të na haje”! Sakaq zgjedhjet i bën me lista të mbyllura. Ata që na duan “të mirën”, si miliarderët e politiqenët, po na e fusin kokën në hale. Po çudi e madhe, asnjë s’e ngre zërin. Qetësi e madhe, asnjë nuk flet. Si nuk çohen njerëzit t’i kapin me kopace këta “politikanët e virusit” nuk e marr vesh. Reforma zgjedhore e trumpetuar kaq shumë si përparim i të drejtave të shqiptarit për të zgjedhur përfaqësuesit më të mirë, dështoi me turp, falë Koronavirusit. Gjendja e mënxyrës (pandemisë, epidemisë, llahtar-emisë) bëri që në nxitim e sipër, t’u hidhet një vello tërë prapaskenave të fëlliqura, që kurdisen me maska në fytyrë dhe në kurriz të popullit. Pse duhet të fshihemi mbrapa maskave të partisë? Pse duhet të bëhemi të tërë njësoj? I pamë të dytët, të tretët e të dhjetët në listat e PD-se me rastin e braktisjes së Kuvendit nga të parët në listë, ata që s’dijnë të lexojnë as fjalimet e shkruara nga të tjerë në Kuvend e jo më të bëjnë ligje e të kritikojnë ligjet e bëra nga të tjerët. Njerëzit duan të shohin në sy përfaqësuesin e tyre, ta prekin me dorë, jo të bëjnë zgjedhje on line e të mbajnë distance sociale. Njerëzit duan të marrin premtime prej asaj o prej atij, që do t’i përfaqësojë, me shifra e fakte, jo me llogje pazari. Njerëzit duan tëë testojnë aftësinë e trurit dhe ideve të përfaqësuesit të tyre në një, dy, dhjetë, njëzetë debate të drejtpërdrejta, biseda gju me gju me popullin, para se ta votojnë si dikush me emër e mbiemër, jo partinë, që e mbështet. Të bësh politikanin s’është të fitosh tendera, të shesësh mend në poltrona e karrike, të bësh gallate nëpër forume kombëtare e ndërkombëtare, po është përgjegjësi e madhe para atyre që të votojne ty personalisht, jo Edi Ramën, Lulezim Bashën. Mirëpo, në vazhdën e humbjes së tërë të drejtave e lirive njerëzore, nga frika e humbjes së jetës prej virusit, të humbësh dhe aftësinë e zgjedhjes së drejtëpërdrejtë të përfaqësuesve të tu në Kuvend, s’qenka gjë e madhe. Po e kalojnë në heshtje, si të keqen më të vogël dhe njerëzit po e kapërcejnë, si tërë helmin e kapërcyer prej virusit këto dy muaj.

 E vërteta e vaksinës së Bill Gates

Ky armiku i padukshëm, me emrin COVID 19, është tërësisht i shpikur nga masonët si Bill Gates, për të na kontrolluar më mirë dhe për të mbushur xhepat me paratë e vaksinave që ne duhet me doemos e kot me kot, të blejmë. Duan të na mbyllin ne burgje-shtëpia, të mos ngrihemi më në protesta, greva e demostrata, të rrijmë në “distancë sociale”, të vëmë maska e të na kallin datën me vdekjen nga gripi. Që budallenjtë t’i shkojnë pas autoriteteve (nënkupto miliarderëve, financës së lartë e bankierëve) kuptohet, që është e lehtë, po që të budallepset tërë njerëzimi, s’ma hante mendja kurrë. Pse s’u shkon në mend mediave, tërë sundimtarëve të botës (drejtuesve të partive politike të vendeve të ndryshme), tërë mjekëve, tërë kokave të shkencës, etj., etj., të vënë në dyshim rrezikun e stërfryrë të këtij virusi gripi, si dhe t’i bihen lapsit mbi pasojat e tmerrshme të ndalimit tëekonomisë, apo u pëlqen të hedhin hapat sipas muzikeë sëmiliarderëve, që sundojnë botën? Njerëz ju dua shumë, po djalli s’ka përherë brirë, hapni sytë! Bill Gates do vetëm të mbushë xhepat me para dhe aq i bën për ne. Mos i besoni historisë së tij të vaksinimit të detyrueshëm dhe tërë politikanëve që e mbështesin. Sipas Billit, ne si njerëzim s’do te kthehemi më kurrë në jetën e mëparshme (para Koronavirusit), se rreziku me demek është atje, distancimi social duhet të vazhdojë, ne duhet të mos mblidhemi më në protesta, madje as dy veta bashkë në makinë, apo në punë etj., etj. Njerëz hapni sytë! Miliardarët e këtij kallëpi e shohin njerëzimin si lopë, që duhet mjelur dhe kaq!

Varrezat jane te kyçura

Sot desha të vë ca lule tek varri i mamit tim dhe në kujtim të motrës, por e pamundur!
Dhe të vdekurit s’të lënë të përshëndesësh këta masonët e mallkuar, që gjasme na mbrojnë nga virusi! Në Lombardi dhe Piemonte janë nën akuze (i kanë hedhur në gjyq të afërmit e viktimave) tërë përgjegjësit sanitarë të Regiones, se kanë dërguar në RSA (azilët ,ose shtëpitë e pleqve) tërë të sëmurët e “shëruar” që u kanë trasmetuar virusin dhe i kanë bërë të vdesin në mënyrë të tmerrshme të moshuarit e shkretë, për të cilët paguhej nga familja “fior di quattrini” 2 apo 3 mijë € në muaj. Koronavirus, Travaglio në La7: “Lombardia dhe Piemonte? Dy Rajone në mëshirën e erërave. Qeveria duhet t’i komisionojë ” Travaglio shton: Kush do t’u shpjegojë tani venecianëve dhe molizianëve, që kanë shumë pak të prekur nga gripi, dhe megjithate i detyrojnë të qëndrojnë në shtëpi kushedi dhe për sa kohë, pse në Lombardi dhe Piemonte nuk po ulet kurva e kësaj flame? Për këtë mund të shkosh e të analizosh politikat e Lombardisë dhe Piemontes, që janë të ngjashme, dhe të vësh re për shembull, se ka vendime idiote të drejtuesve, që në emër të lehtësimit të barrës së spitaleve, kanë dërguar pacientët e sapo “dalë nga spitali” në azilet e pleqve. Problemi është se pacienti i sapo “dalë nga spitali” nuk është shëruar aspak, siç mendon këshilltari Gallera me një mosdije të llahtarshme. Ai që spitali i jep leje të dalë – vazhdon ai – ka një mundësi shumë të lartë infektimi të të tjerëve dhe për ca kohë, gjë që në fakt e tregojnë vdekjet në masë në azile, ku zakonisht nuk kishte mundësi të ndaheshin në izolim repartet e të “sapo të shëruarve të sapo dalë nga spitali” nga të moshuarit e tjerë. Dhe këto gjëra nuk është, që janë të pashmangshme, por rrjedhim i gabimeve të tmerrshme të drejtuesve, që kanë kushtuar qindra jetë njerëzish. Për këtë arsye po bëhen hetime.