Ligji për Vetingun, Hysi: Nisi shqyrtimi nga 6 korriku

486
Lligji për Vettingun ka nisur të shqyrtohet që prej muajit qershor dhe se ai është shqyrtuar në parim dhe është diskutuar nen për nen. Kështu është shprehur deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi. Ajo i jep përgjigje kështu pretendimeve të opozitës se nuk është njohur me draftin, të cilin e ka marrë dy net më parë (26 korrik). Me anë të një reagimi, Hysi sqaron procedurat e ndjekura.
“Projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kemi filluar ta shqyrtojmë prej datës 6 korrik 2016. Për ata që duan të njohin të vërtetën për paketën ligjore të reformës në drejtësi: projektligjet e paketës së reformës në drejtësi janë prezantuar në komision më datë 20 qershor 2016: shqyrtimi në parim, relatimi dhe pyetjet, diskutimi nen për nen është kryer gjatë periudhës 22 qershor deri 15 korrik 2016. Miratimi në tërësi u la për të reflektuar përfundimet e dialogut politik në Kushtetutë. Kush nuk e beson këtë le të lexojë procesverbalet e mbledhjes në internet”, tha Hysi.
Sigal