“Ligji për arsimin e lartë”, Paloka: Po shkelet rregullorja, Ruçi: Opozita e interesuar ta bllokojë

434
Debate në Kuvend për pr/ligjin për Arsimin e Lartë. Opozita akuzon maxhorancën se po shkel rregulloren me përfshirjen e këtij pr/ligji në rendin e ditës. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka tha se Pr/ligji për arsimin s’duhet të ishte në rend dite. 
Në replikë kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi u shpreh se Pr/ligji për arsimin është depozituar në Kuvend më 10 Prill duke e akuzuar opozitën se nuk ka dhënë kontributin për këtë pr.ligj.“Në 4 muaj opozita nuk shqyrtonte pr/ligjin për arsimin. Jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot për pr/ligjin”.
Rendi i Dites
Ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik e privat”, pr/ligji “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë”, ratifikimi i dy marrëveshjeve ekonomike, si dhe disa pr/vendime janë pjesë e axhendes se séances se sotme plenare, e parafundit për këtë sesion parlamentar.
Nder vendimet që pritet të miratojë sot Kuvendi është ai për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të ri te Kuvendit, Valentina Leskaj; një ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës”, si dhe miratimi i disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit “Për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi”.
Sigal