Ligji i PS për Presidentin e Republikës, Nishani: Provokim i rëndë për Kushtetutën!

253
Sigal

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka kritikuar ashpër draftin e PS për Ligjin për Presidentin e Republikës që do të kufizojë kompetencat e kreut të shtetit.

Nishani e quan draftin e PS si një paçavure dhe provokim të rëndë për Kushtetutën e Shqipërisë dhe seriozitetin e shtetit.

Ai kërkon që mos i kushtohet vëmendje pasi beson se pas 6 muajsh Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacion, nga referendumi tek akti më i thjeshtë juridik.