Ligji i mbetjeve, Duka: Mbështetje protestave, jo miratimit të ligjit

416
Sigal

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka shprehur
solidaritetin dhe mbështetjen e tij për protestat e shoqërisë civile kundër
importit të plehrave dhe i ka bërë thirrje mazhorancës të mos e miratojë ligjin.




“Partia Agrare Ambjentaliste vlerëson se ky ligj është i
nxituar, sepse Shqipëria nuk është gati të presë mbetje nga jashtë vendit, kur
gjendja këtu është tejet e rëndë”, ka thënë Duka.
 



Ai është shprehur se, “të gjithë jemi dëshmitarë të një
katastrofe mjedisore nga veriu në jug, prandaj së pari duhet të merremi me
plehrat tona që dergjen lumenjve, fushave e rrugëve të vendit dhe jo të sjellim
plehra të tjera nga jashtë”.
 



Duka ka nënvizuar se, PAA nuk është kundër industrisë së
riciklimit, por është kundër importit të plehrave nga jashtë.
 



“Vota jonë në Kuvend ka për të qenë kundër këtij
projektligji, edhe pse mazhoranca mund ta kalojë me forcën e kartonave. Si
kryetar i PAA-së do të bëj çdo përpjekje për ndikuar te kolegët e mi në Kuvend
që të votojnë kundër, duke vlerësuar më shumë interesin publik sesa lidhjet e
ngushta klienteliste nga brenda apo jashtë vendit, që mezi po presin t’i hapet
rrugë importit të plehrave”, ka thënë Duka.