“Ligji i arsimit të lartë nuk preket”, Rama sulmon pedagogët me shprehjen e filmit…

467
Sigal

Gjatë deklaratës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe rolin e pedagogëve disa prej të cilëve ai  ka quajtur heronj të vërtetë dhe shumë prej tyre i ka krahasuar me një shprehje të një filmi siç citon ai që thotë: “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull!”

“Ka shumë pedagogë nëpër universitete që janë heronj por janë edhe shumë të tjerë që iu shkon ajo shprehja e atij filmit: “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull,” – u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga një gazetare se a do të ketë ndryshime në ligjin e ri të arsimit të lartë, Kryeministri u përgjigj: “Ligji nuk preket sepse nuk ka asnjë arsye që të preket. Ligji është rezultat e një shumice që ka marrë një mandat nga populli. Asnjë pakicë e asnjë pakice të çdo lloj pakice nuk e prek atë,” – përfundoi Rama.