Ligji anti-KÇK, Basha-Ramës: Rama ka frikë nga ligjet e veta

482
Sigal

Pas reagimit të Ramës vjen dhe ai i kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me ligjin anti-KÇK.

Së fundmi, kryeministri i vendit ka bërë një postim ku shkruan se PD e ka krimin mjet politik kundër qeverisë e janë ushqyer prej tij. Menjëherë pas kësaj deklarate, kreu i PD-së vjen me një kundërpërgjigje, duke shkruar se Rama është i rrethuar me kriminelë e mafiozë dhe se ai gënjen sa herë që hap gojën.

“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”, shkruan kreu i PD-së.