Ligjet ‘OK’ Dervishit për Komisioner i ​Mbrojtjes së të Dhënave Personale

751

TIRANE– Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e ish-Prefektit të Qarkut Vlorë, Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale. Kandidatura e Besnik Dervishit si Komisioner i Mbrojtjes së të Dhënave Personale u propozua nga Këshilli i Ministrave. Besnik Dervishi është larguar nga detyra e Prefektit të Qarkut Vlorë në fund të muajit Mars dhe në vend të tij është emëruar Etjona Hoxha.
Gjithashtu në Komisionin e sotëm të Ligjeve është miratuar edhe projektrezoluta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa ka abstenuar deputeti socialist Bashkim Fino.