Letër-Porosia e Zyrës Federale për Migracion të Vienës

204
Sigal

Skandali/ Qeveria austriake i ka kërkuar institucioneve shqiptare pozicionin e Klodian Zotos dhe Stela Gugallës në aferën e 430 mln eurove të landfilleve të plehrave. Në përgjigjen e palës shqiptare thuhet se: Zoto e Gugalla përndiqen si investitorë seriozë në Shqipëri dhe u rrezikohet jeta nga rivalët me ndikim të paligjshëm në qarqet brenda strukturave të drejtësisë që i ka shpallur në kërkim dhe nga partitë e opozitës

Pasi u inskenua afera 430 milionë Euro të landfilleve,qeveria kërkon të bllokojë arrestimin. Proceduron duke thënë se Klodian Zoto e Stela Gugallja po përndiqen si investitorë seriozë në Shqipëri dhe u rrezikohet jeta nga rivalët me ndikim të paligjshëm në qarqet brenda strukturës së drejtësisë, që i ka shpallur në kërkim dhe nga segmente kriminale me lidhje brenda partive të opozitës, që po i sulmojnë.

“Mafia” qeveritare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, që inskenoi aferën 430 milionë Euro të landfilleve, ka hedhur hapin e parë për të bllokuar arrestimin në Austri dhe ekstradimin e Klodian Zotos e Stela Gugalljas.

Burime tepër të sigurta brenda Ministrisë së Brendshme, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se 3 ditë më parë, Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje Letër-Porosisë së Zyrës Federale për Migracionin e Azilin (BFA) në Vjenë, lidhur me kërkesën për azil nga  Klodian Zoto e Stela Gugallja. Sipas informacionit, në përgjigjen zyrtare të policisë shqiptare, dërguar policisë dhe zyrës së azilit në Ministinë e Brendshme të Austrisë,- thuhet kështu:

– Klodian Zoto e Stela Gugallja po përndiqen si investitorë seriozë në Shqipëri dhe u rrezikohet jeta nga rivalët me ndikim të paligjshëm në qarqet brenda strukturës së drejtësisë, që i ka shpallur në kërkim dhe nga segmente kriminele me lidhje brenda partive të opozitës që po i sulmojnë.

Në fakt, Zoto e Gugallja nuk po përndiqen si investitorë seriozë e të ndershëm, por janë shpallur në kërkim me vendim të prokurorisë e gjykatës speciale, për mashtrime e falsifikim në aferën e landfilleve, bërë me kryeministrin Edi Rama dhe 3 ministra e 3 kryebashkiakë.

Në grupin e kësaj afere janë të burgosurit Lefter Koka e Alqi Bllako, njeri Ministër Mjedisi e tjetri Sekretar i tij, si dhe 9 zyrtarë të tjerë e nëpunës të kompanisë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Stela Gugalljas.

Me ndihmën e klanit mafioz kryeministror, që ka lidhje interesash brenda SPAK-ut, më 12 dhjetor 2021 ata u njoftuan para arrestimit dhe u arratisën në Austri, duke u lejuar nga Policia paçka se e kishte marrë urdhrin për arrestimin e tyre.

Sipas Letër-Porosisë së Policisë e Zyrës Federale të Emigracionit të Austrisë, rezulton se Klodian Zoto e Stela Gugallja, kanë paraqitur menjëherë kërkesën për azil, duke vënë si garanci kapitalin financiar.

Si motiv, kanë paraqitur shkakun e përndjekjes si biznesmenë të suksesshëm, bërë subjekt i drejtësisë me ndërhyrje të rivalëve të tyre, të cilët sipas Zotos, kanë paguar zyrtarë të SPAK, për t’i futur në burg, dhe u rrezikojnë jetën nëse arrestohen, ekstradohen e burgosen.

Si provë, që janë biznesmenë korrekt e nuk kanë probleme ligjore me landfillet, kanë paraqitur faturat e pagesave, që u bën qeveria, si dhe relacionin tatimor të muajit nëntor 2022, që vërteton korrektesën me detyrimet ndaj shtetit, firmosur nga drejtori Klosi e sigluar nga ministrja Delina Ibrahimaj.

Në Zyrën Federale për Migracionin e Azilin (BFA) në Vjenë, Zoto e Gugallja, kanë dhënë intervistë fillestare te Departamenti Policor i Hetimit për të huajt, ku kanë deklaruar motivin dhe rrugët e arratisjes, vendin e strehimit paraprak, njohjet e lidhjet në Austri, por edhe personat rivalë apo të tjerë që u rrezikojnë jetën në Shqipëri.

Duket skenar, fakti që të njëjtat motive “kopje” të deklaruara nga Klodian Zoto e Stela Gugallaja për azil, kanë deklaruar në përgjigje dhe Policia e Shtetit e Ministria e Brendshme.