“Lëre këtë popull t’i dalë shpirti vetë”, Rama ia kthen komentuesit: Je aq i zgjuar sa…

893
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme postoi një foto me mbishkrimin “Natën e Mirë”, kur tashmë e ka bërë rutinë të përnatshme të paraqesë një foto të titulluar “Fakt jo kazan”.
Në këtë foto ai paraqet dy shprehje, një në të cilën flasin ata që sipas tij janë “kazani” dhe në tjetrën “fakti”.
Në foton e mbrëmjes së kaluar ai publikoi shënimin: “Kazani: Prindërit s’blejnë dot as abetaret! dhe Fakt: Librat e shkollës fillore falas për çdo fëmijë”.
Kjo foto u shoqërua me komente të shumta nga qytetarët, disa prej të cilëve kreu i qeverisë nuk ngurroi t’i kthejë përgjigje.
Njëri prej tyre i revoltuar i thotë kryeministrit “se kuptoj pse nuk e leni këtë popull, t’i dalë shpirti vetë”.
Komentuesi: Lum si ti qe nuk te eshte bere per shkolle akoma, nuk ke keshtu problemesh.Aty ku deshironit te ishit, jeni.Se kuptoj pse nuk e leni kete popull ti dali shpirti vete? ti dali shpirti nga ushqimi i pakontrolluar qe hane , nga ilacet e skaduara, nga mjeksia qe i sheron. Lerini ti dali shpirti vete pse duhet tja merrni?Provojeni nji here si formule, mbase do ndiheni me te paster. Eshte me njerezore z. Edi Rama
Rama: I shkreti ti sa i zgjuar je qe nje budalla si une s’te kupton dot
Komentuesi: Po ca falas thua re zoteri une pagova 33-mije lek vetem si fillim, na tregon dhe kazanlleqet ti ne pu pu pu kulmi, jemi ber per te kapur valixhet dhe per te ikur nga ky vend kishim besim tek ty por jo me NUK BEHET ME KY VEND…
Rama: Ka kaluar dje ne parlament dhe eshte e shkruar qe fillon me buxhetin e ri, prandaj mos u hidh perpjete kot e sa per besimin, dy muaj ka qe ka nisur puna, prit e mos bertit


Sigal