Leons Hasani: Mashtrimi i qytetarëve nga qeveria dhe pushteti lokal se 1 muaj para zgjedhjeve do t’i fus në punë duhet të marrë fund

485
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Kolonjë, Leons Hasani me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, tha se, “mashtrimi i qytetarëve nga qeveria dhe pushteti lokal se 1 muaj para zgjedhjeve do t’i fus në punë duhet të marri fund”.

“U bej thirrje qytetarve mos bien pre e këtij mashtrimi, i cili është kryekëput në kundërshtim me ligjin!
Nëse rilindja vjen dhe ju premton për punë 1 muaj para zgjedhjeve, mendoni pak, nëse do ju donte kaq shumë, pse rilindja për gati 8 vite nuk e tregoi dashurinë ndaj jush? Qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga rilindasit nuk kanë çfarë të premtojnë më, sepse çdo premtim i tyre ka rezultuar gjithmonë një gënjeshtër e madhe.”,- shkruan më tej Hasani në reagimin e tij për këtë çështje.

 

Reagimi i tij i plotë:

Mashtrimi i qytetarëve nga qeveria dhe pushteti lokal se 1 muaj para zgjedhjeve do t’i fus në punë duhet të marri fund!
U bej thirrje qytetarve mos bien pre e këtij mashtrimi, i cili është kryekëput në kundërshtim me ligjin!
Nëse rilindja vjen dhe ju premton për punë 1 muaj para zgjedhjeve, mendoni pak, nëse do ju donte kaq shumë, pse rilindja për gati 8 vite nuk e tregoi dashurinë ndaj jush? Qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga rilindasit nuk kanë çfarë të premtojnë më, sepse çdo premtim i tyre ka rezultuar gjithmonë një gënjeshtër e madhe.
Me 25 Prill ne së bashku nuk do të largojmë vetëm Edi Ramen, por edhe kryebashkiakët rilindas që firmosin nga mëngjesi deri në darkë vetëm për interesat e tyre personale!
25 Prilli do të jetë dita ku qytetarët do të kenë shancin të votojnë të rinj e të reja me integritet dhe që duan ta kthejnë Shqipërinë në një vend me punë të mirëpaguar!
Prioriteti ynë janë qytetarët, marrëdhënia me ta për ne është e shenjtë!
25 Prilli është Dita e Shpresës dhe Mundësisë
#VOTO_LSI #VOTO_Nr_10-Leons Hasani
#Shqiperia_Shtëpia_Juaj