Lefter Maliqi: Tao-t, konet, hajdutët e kryehajduti i taksave të shqiptarëve gëzohen nga lajmet ditore

269
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i DASH, Antony Blinken, me anë të një mesazhi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, njoftoi se ish-Kryeministri Sali Berisha, së bashku me familjarët e tij janë shpallur “non-grata”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj deklarate ka reguar dhe ish-deputeti Lefter Maliqi.

“Tao-t, konet, hajdutët e kryehajduti i taksave të shqiptarëve i blerjes, manipulimit, deformimit të votës dhe demokracisë, gëzohen nga lajmet ditore, ndërkohe DASH ka akuzuar për 200 milion euro gruan e Bilalit, ndërkohë që vendi u mbush me drogë, avionë të rrëzuar në Divjakë, kudo pasiguri, kriminel, banda, varfëri, shpopullim, institucione të kapura, zgjedhje lokale moniste etj etj.”,- është shprehur Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit: 

Mirënjohje: Futi vendin në Nato,liberalizoj vizat me BE,bashkoj Kombin me tynelin e Kalimashit,dyfishoj pensionet dhe pagat,investoj në arsim,kultur,shëndetësi e kudo,priti ish Presidentët Bush e Klinton.Mbetet human e njerzor,njeri i fjalës e veprave.Tao-t,konet,hajdutet e kryehajduti i taksave te shqiptareve i blerjes,manipulimit,deformimit te votes dhe demokracise,gezohen nga lajmet ditore,nderkohe DASH ka akuzuar per 200 milion euro gruan e Bilalit ,nderkohe qe vendi u mbush me droge,avion te rrezuar ne Divjak,kudo pasiguri,kriminel,banda,varferi,shpopullim,institucione te kapura,zgjedhje lokale moniste etj etj.Dardha e ka bishtin prapa,qesh mire kush qesh i fundit.