Lefter Maliqi: Kryeministër që përçan shqiptarët edhe përtej kufirit. Të gjithë po vuajnë faturën e zezë të Kryetradhtarit të Kombit

244
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Shteti pa Shtet i ka lënë ‘jetim’… Kryeministër që nuk mbron, por përçan shqiptarët përtej kufirit… të gjithë po vuajnë faturën e zezë të Kryetradhtarit të Kombit
Të dashur miq!
Me trishtim konstatoj, që nuk janë vetëm shqiptarët brenda territorit të Shqipërisë, ata që po vuajnë nga Kryemafiozi i Rilindjes.
Ky njeri i ka shtrirë tentakulat gjithandej, për tu hequr si lider-komandant i gjithë Rajonit.
Ky i ‘gjithëditur – i gjithëdështuar’ funksionon mbrapshtë e ligësisht; bashkëpunon me armikun dhe bëhet armik me vëllezërit.
Në të gjithë historinë e demokracisë në Shqipëri, ky është i vetmi shtetar që ka urryer dhe përçarë shqiptarët mes veti në të gjitha trevat shqipfolëse, në vendet tona fqinje.
Ky është i vetmi Kryeministër në historinë e Shqipërisë, që ka tradhtuar idealet dhe interesat e Kombit shqiptar, duke bërë pazare me Serbinë dhe vllaun e tij Vuçiç, për të falur territoret e Kosovës që i mbrojtën me gjak në ’99-ën vëllezërit dhe motrat tona.
Ky është i vetmi Kryeqeveritar që fut hundët në punët e brendshme të një vendi tjetër, shembulli i Malit të Zi, por fatmirësisht i dështoi se miku i tij iku me vullnetin masiv të Popullit.
Mua më vijnë mesazhe pafund nga vëllezërit tanë përtej kufirit, që më thonë se falë qasjes së këtij Kryemafiozi, po vuajnë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj.
Edhe në mosmarrëveshjet apo protestat që kanë mes veti maqedonasit, bullgarët, grekët, ose serbët, përfundojnë duke urryer e ofenduar shqiptarët.
Edhe pse thirrja ime është pa destinacion me emër, për shkak se nuk kemi KRYEMINISTËR që të na dalë për Zot, atëherë thirrjen në emër të vëllezërve tanë shqiptarë përtej kufirit, po ja bëj SHTETIT SHQIPTAR, të mbrojë interesat e tyre dhe jo ti faturojë paaftësinë dhe ligësinë e politikave të veta, nën drejtimin e Kryetradhtarit të Rilindjes.
Jam i bindur se Qeveria e re PD-LSI e pas 25 Prillit, do të mbrojë denjësisht edhe interesat e shqiptarëve jashtë kufirit, jo vetëm të atyre që jetojnë në këtë vend.
Punë dhe zhvillim për të gjithë shqiptarët, të përbashkuar përtej 25 Prillit të fitores së madhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Një realitet i ri që çdo shqiptar të respektohet me dinjitet kudo ku jeton e punon, edhe aty ku ngre FLAMURIN SHQIPTAR!