Lefter Maliqi: Krimi po sundon vendin pas masakrës elektorale të 25 Prillit, shteti merret me sfilatat e gjyqtares se Elbasanit

176
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi në një postim në Facebook, shkruan se krimi po sundon vendin pas masakrës elektorale të 25 Prillit.

“Çdo ditë, kudo në veri e jug, lulëzon krimi e droga, vrasje në rrugë, në prite, në makinë, në derë të shtëpisë, në lokal, vjedhje, trafiqe, grabitje etj. Shteti në gjumë, inekzistent merret me sfilatat e gjyqtares së Elbasanit”, shkruan në postimin e tij Maliqi.

Postimi i plotë

Krimi sundon vendin. Pas krimit zgjedhor e masakres elektorale te 25 Prillit. Cdo dite, kudo ne veri e jug, lulezon krimi e droga, vrasje ne rruge, ne prite, ne makine, ne dere te shpise, ne lokal, vjedhje,trafiqe,grabitje etj.
Shteti ne gjume, inegzistent merret me sfilatat e gjyqtares se Elbasanit.

Krimi ben kerdine, policia e drejtesia heshtje. Krimi elektoral motivon inegzstencen e shtetit, frymezon krimin ne rruge, favorizon trafiqet, korrupsionin.

Kudo pasiguri, varferi, shpopullim si rrjedhoje e Rilindjes se krimit dhe oligarkeve. Vendi ne rrezik, opozita pas 13 Qershorit te dal me e bashkuar se kurre dhe ti drejtohet popullit per te marre ne dore fatet e vendit te demokracise kundra instalimit te diktatures, kunder krimit zgjedhor dhe atij te rruges.