Lefter Maliqi: Demokracia në rrezik, Rama nuk njeh as ligj, as kushtetutë

456
Sigal

Populli duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Socialistët e ndershëm e të zhgënjyer, demokratët, qytetarët, artistët, studentët etj. Boll më paqe me qeverinë e krimit, korrupsionit, oligarkëve, papunësisë, drogës, pasigurisë. Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste të 30 Qershorit nuk egziston më pasi, këshillat bashkiak dhe kryetarët e bashkive janë njëpartiake, demokracia e përgjithshme dhe institucionale në rrezik pasi mbi 90% janë të kapura nga e njëjta parti (Rilindja).

Rama nuk njeh as ligj, as kushtetutë, as dekret të Presidentit, nuk njeh as opozitë pasi e ka nxjerr jashtë funksionit pa përfaqësim në parlament, pa përfaqësim në pushtetin lokal, pa përfaqesim në institucione. Rama s’ka as frikë, as turp, as moral nga protestat paqësorë, as nga akuzat e shumta, as nga skandalet pasi çdo ditë, javë e muaj i kanë plasur skandale me krim, korrupsion, përgjime, cënim të sigurisë kombëtare, grabitje, vrasje, trafiqe etj etj.

Vetëm qesh, ironizon çdo qëndresë, çdo stres e vuajtje tuajën, dhe për të hequr vëmendjen nga një skandal, sajon skandale të tjera si prishja e teatrit, publicitete me aksione të jashtëligjshme, policore etj. Rama duke varfëruar popullin duke e detyruar rininë dhe elitën e vendit të emigroj, mban nën presion opozitën, shantazhon, ndalon, gjobit, arreston këdo që e kundërshton për të mbajtur pushtetin nën kontroll të plotë. Vendi me krizë të thellë e të rëndë politike, ekonomike dhe të pasigurisë. Vendi drejt diktaturës dhe shuarjes së shpresës për hapjen e negociatave në 18 Tetor. Populli në shtator të ngrihet fuqishëm sepse s’ka më kuptim pasi Rama kërkon t’ju lodh, t’ju pakësoj, t’ju ironizoj.

Kjo e keqe e madhe rrëzohet me revolucion qëndrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rrugët duke paralizuar gjithçka në mënyrë që vendi të kalojë në zgjedhje të lira, të ndershme, me sistem mazhoritar të pastër, me 100 zona dhe 100 deputetë, ku vota e popullit të zgjedhi deputetët e vet, qeverinë e vet, presidentin e vet. Nëse nuk bëni këtë atëherë ky vend po shkon i sigurt drejt diktaturës me parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtësi, polici dhe shumë shpejt dhe me president vetëm të Rilindjes së krimit, drogës dhe korrupsionit.

Koha nuk pret, në vjeshtë duhet zgjim popullor, revolucion demokratik, qendresë e fortë. Në vjeshtë bien gjethet pemëve së bashku me to duhet të bien gjethet e Pemës së kalbur të Rilindjes së krimit. Në vjeshtë duhet të lind shpresa, besimi për të ardhmen e demokracisë Europiane, për sundimin e ligjit dhe kushtetutës.