Ledi Bianku: Arsyet që më sollën në Tiranë për këtë tubim

726
Sigal

Manifestimin e thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta e hapi ish anëtari i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe profesori i universitetit të Salzburgut, Ledi Bianku.

Bianku, gjatë fjalës së tij të shkurtër dha katër arsyet që e bënë ti bashkohej këtij tubimi.

Sipas tij, në një vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese nuk mund të flitet për demokraci dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.

“Falenderoj presidentin Meta për ftesën. Çfarë arsyesh më bën të vija këtu. 4 arsye mu dukën të mjaftueshme. Rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Debati president mazhorancë nxjerr një tjetër problem, mungesa e Gjykatës Kushtetutese. Pa asnjë gjykatë nuk kemi më forcën e ligjit që vepron por kemi ligjin e forcës. Kjo çon te arsyeja e dytë. Në një vend ku presidenti nuk ka një organ të pavarur, mendoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë kur ia shkel qeveria? Unë kam ardhur që tju them se këtu jemi për pushtetin kushtetutes që t’i drejtohen gjykatave të pavarura kur iu shkelen të drejtat.
Çfarë emri i vihet kësaj situate? A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në këto situata? Në këtë absurd kushtetues, aq më tepër kur stina e protestave kanë shpërthyer edhe në vende të tjera, si do reagojnë bashkëkombasit e mi? Një popull që fle në demokraci ka rëndësi të zgjohet në diktaturë”, u shpreh ndër të tjera Bianku.

LIVE – Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar! Së bashku për Pranverën Kuqezi! 🇦🇱#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 2. März 2020