“Le të ketë vëllavrasje”, shoqërohet në Polici ish-kreu i PD në Elbasan

473
Sigal

Shoqërohet në polici ish-kreu i PD në Elbasan Aurel Bylykbashi. Shoqërimi është bërë pas deklaratave të tij në mbledhjen e “Aleancës qytetare” në Elbasan.

Gjatë kësaj mbledhje, ish-kreu i PD, Bylykbashi deklaroi se ‘Nëse do ketë përplasje, le të ketë’. Mësohet se ai po merret në pyetje nga policia.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Elbasanin i ka bërë thirrje dje Presidentit që, si garant i Kushtetutës të nisë konsultimet me partitë politike dhe të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhjet lokale.

Në një takim të hapur të drejtuesve të partive të opozitës ku të pranishëm ishin edhe ish-deputetë të PD si edhe përfaqësues të shoqërisë civile, medias, të biznesit, anëtarët e saj kërkuan qetësimin e situatës, pasi vendi është drejt një konflikti civil.

“Situata konfliktuale politike po çon vendin drejt një konflikti total, qoftë nga ana institucionale qoftë ligjore që paralajmërojnë fatkeqësisht 1997-ën.

Aleanca u bëri thirrje të gjithë qytetarëve elbasanas të mos bëhen bashkëpunëtorë të procesit të 30 qershorit, që synon eliminimin e pluralizmit politik dhe kthimin e vendit ne monizëm”, u deklarua në mbledhje.