Lajmi i fundit/ Damian Gjiknuri merr postin e rëndësishëm në PS, zëvendëson Taulant Ballën. Rama njofton ndryshimet në kryesinë e Partisë (LIVE)

299
Sigal

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në katër vitet e ardhshme, duke zëvendësuar Taulant Ballën.

“Fitoret tona e kanë bazën te gatishmëria jonë që të zgjohemi më herët se të gjithë të tjerët dhe të flemë më vonë se tjerët. Nuk mund të zjgohen më vonë e të flenë më herët dhe të mundon PS. Po arritën të zjogdhëm e të flenë kur e bëjmë ne, kanë mundësi.
Do ta ndryshojmë sot komplet Sekretariatin e PS. Drejtuesit politikë të qarqeve propozoj t’i quajmë kryetarë të PS në qarqe. Sekretariati i ri ekzekutiv do të ketë rolin më të vështirë, në memorien time, sepse duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me Akademinë Politike.
Në grupin Servet Pëllumbi, Lindita Nikolla, Ervin Bushati, Arbjan Mazniku, si dhe disa akademikë të huaj. Sekretari i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri. Unë kam vlerësimin më të madh për Taulant Ballën, në krye të kësaj detyre. Blendi Klosi do të jetë Sekretari Organizativ.