LAJMI FUNDIT/ Mblidhet koalicioni opozitar, vendos mosregjistrim dhe protestë kombëtare në Kavajë. Ja në cilën datë

515
Partia Demokratike dhe partitë aleate opozitare kanë zhvilluar një mbledhje mëngjesin e sotëm ku kanë vendosur që asnjë prej tyre të mos regjistrohet në zgjedhje deri në realizimin e kërkesës së tyre, atë të krijimit të një qeverie teknike.

Syri.net mëson nga burime brenda mbledhjes së koalicionit opozitare se u vendos gjithashtu që të organizohet një protestë tjetër kombëtare si ajo e 18 shkurtit. Kësaj radhe protesta do të organizohet në Kavajë më datë 7 maj.

Ndërkohë, çadra e opozitës do të vazhdojë të qëndrojë në bulevard pavarësisht protestës që do të mbahet në Kavajë.
Sigal