Kuvendi shtyn mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, PS kërkon takim online, PD kundër

176
Sigal

Kuvendi ka shtyrë mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 10:00.

Deputetët e Partisë Demokratike kishin deklaruar se do të ishin fizikisht në komision pavarësisht se mbledhja ishte njoftuar online. Tashmë mbledhja pritet të mblidhet ditën e nesërme në orën 13:30.

Maxhoranca kërkon komisione online për shkak të pandemisë, ndërsa PD është kundër duke deklaruar se deputetët e vaksinuar nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e COVID.

Njoftimi i plotë:

Pas nje konsultimi me Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme dhe ne pamundesi te presenzes fizike te disa prej diplomateve qe jane propozuar per te marre detyren e ambasadorit, mbledhja e Komisionit per Politiken e Jashtme do te zhvillohet online diten e marte ne oren 14.00 (me qellim qe te perputhet edhe me orarin e ambasadoreve qe ndodhen ne SHBA).

Mbledhja per konstituimin e Komisionit do te realizohet po te marten, ne daten 28 shtator 2021, ne oren 13.30.