Kuvendi miraton anëtarët e PD për komisionet e vettingut, ja kush janë ata

482
Rinis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit. Miratohen emrat e 3 anëtarëve të opozitës në komisionet e vettingut për verifikimin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ata janë Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu
Po kështu mësohet janë propozuar edhe Flamur Noka, Dhurata Çupi, Gent Strazimiri, Jorida Tabaku, Helidon Bushati, Luçiano Boçi e Albana Vokshi.
Kuvendi ka miratuar sot edhe shkarkimin e zëvendëkryeministrit dhe të 6 ministrave dhe zëvendësimin e tyre me teknicienë, të propozuar nga Partia Demokratike, në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sigal