Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje në nder të policit, Afrim Bunjaku që u vra nga sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb.
Seanca e sotme nuk parashikohet të miratojë ndonjë ligj, pasi është një seancë tërësisht e dedikuar zgjedhësve. Kujtojmë se këto ditë në qendër të vëmendjes së politikës dhe opinionit publik kanë qenë zhvillimet në Kosovë.