Kuvendi diskuton sot Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2017

517
Akti Normativ për ndryshimet e buxhetit të vitit 2017 është pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme plenare. Mbështetja me 3 miliardë lekë e sektorit energjetik për të përballuar situatën e krizës së prodhimit për shkak të mungesës së reshjeve është ndryshimi kryesor i Aktit Normativ.
Po kështu maxhoranca dhe opozita pritet të hedhin sot hapin e parë pë reformën zgjedhore.

Konferenca e Kryetarëve dha dakordësinë për të mratuar komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, nga ku pritet të miratohen ndryshime të thella në Kodin Zgjedhor dhe ndoshta edhe në sistemin zgjedhor.
Ndër ndryshimet e tjera janë edhe disa rialokime për investimet publike, ndërkohë që është parashikuar reduktimi i shpenzimeve të interesave me 4.1 miliardë lekë, si rezultat i menaxhimit efektiv të borxhit publik.
Nëpërmjet këtij Aktit Normativ është shtuar fondi rezervë i Këshillit të Ministrave me 1,2 miliarde lekë dhe parashikohet të përdoret vetëm për emergjencat që lidhen me faktorë natyrorë.
Pika të tjera të rendit të ditës janë edhe ratifikimi i tre marrëveshjeve për bashkëpunim. Konkretisht ratifikimi i marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957, ratifikimi i marrëveshjes me Gjermaninë për bashkëpunimin financiar 2016, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçencës energjetike, faza II”, si dhe ratifikimi i marrëveshjes me Suedinë për programin “Forcimi i Policimit të Komunitetit në Shqipëri” (2017-2020).
Sigal