Kuvend, Ruçi-Opozitës: Jeni të çorganizuar, s’dini çfarë kërkoni

454
Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate për hetimin ndërkombëtar të cështjes së CEZ. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi i cili iu drejtuat opozitës duke i thënë se është e çorganizuar dhe nuk di çfarë kërkon.
Gramoz Ruçi: Është seanca e tretë parlamentare që ndalet në të njëjtën cështje që ka marrë përgjigje institucionale. Opozita vazhdon që të kërkojë përsëri në kundërshtim me rregulloren. Kjo cështje u diskutua në konferncë e krytarëve, kjo cështje është në rend ditë në fund të seancës dhe cështjen e fundit e kërkoni të parën.
Bëni sikur kërkoni, por nuk dini se çfarë kërkoni. Ngrihet drejtuesi i grupit parlamentar dhe thotë pse nuk është futur në program, pastaj ngrihet ish-krytarja e kuvendit dhe thotë pse nuk është futur në calendar. Ju nuk dini se cfarë kërkoni jeni të çorganizuar dhe nuk dini cfarë kërkoni.
Një qytetar që më bënte një mesazh me thoshte: ”E di sesi i themi ne këte atyre që ju po bëni në parlament? Cbën moj tote, qep një xhoke.” Ju po qepni një xhoke.
Sot kryesia e kuvendit ka diskutuar për projekt kalendarin, nuk kishte projekt program projekt programi është miratuar, përfundon në datën 5 dhe kërkesa juaj do të ndjekë rrugën e zakonshme, Në datën 5 do të futet në program dhe më pas në Kalendar. Këto janë rregullat e parlamentarizmit në cdo vend. Ato praktikat parlamentare zonja Topalli i kemi diskutuar bashkë 8 vjet. Je ti që i ke shkelur. Ne ju kemi thënë që do bëjmë gabime të tjera, por jo gabimet tuaja.
Dje KLSH ka kallëzuar në prokurorei Objektin e hetimit tuaj, qeverinë e Edi Ramës. Pra ju po thoni që kërkoni hetim kur hetimi sot prokurori duhet ta fillojë, kush e pengon?
Konferenca e Kryetarëve nuk futi në kalendarin 3 javor kërkesën e PD për CEZ
Tre ditë pasi Partia Demokratike i kërkoi kryetarit të Kuvendit të fuste në kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit hetimin ndërkombëtar për çështjen e CEZ, Konferenca e kryetarëve ka rrëzuar këtë kërkesë.
Në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, e cila u mblodh përpara fillimit të seancës plenare, mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD.
Sigal