Kuvend, rrëzohet dekreti i Presidentit për pronat

402
Është rrëzuar me 71 vota drekreti i Presidentit Bujar Nishani për ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Kreu i shtetit kishte kërkuar që dekreti “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të rishqyrtohej sërisht në Kuvend, por pas diskutimeve ky dekret u rrëzuar me 71 vota kundër, duke e lënë ligjin në fuqi. Ndërkaq, në seancën e sotme është votuar me 74 vota me buxheti i 2015 i ndryshuar.
Në dekretin e publikuar më 29 dhjetor, Presidenti parashtronte argumentet kundërshtuese ndaj ligjit të ri të pronave, duke theksuar se skema e ofruar përmes tij në zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, që kanë një vendim administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut(GJEDNJ). Gjithashtu, thotë Presidenti, skema e ofruar përmes këtij ligji në trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit.
Sigal