Kuvend/ Rama: Byroja e hetimit do të ngrihet me ose pa opozitën

468
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend vendosmërinë për të bashkëpunuar me FBI-në për të luftuar krimin e korrupsionin ndërsa nënvizoi se Byroja e hetimit do të bëhet me ose pa opozitën edhe pse kjo e fundit e pengoi.
Rama: Ju penguat Byronë Kombëtare të Hetimit. S’ka problem ne do modifikojmë kuadrin ligjor dhe do ta bëjmë me ju ose pa ju. Një gjë ëshët e sigurtë me ose pa Byronë bashkëpunimi ynë me FBI për të luftuar krimin e korrupsionin ka nisur dhe nuk ka asnjë vijë ndarëse kush janë tanët e kush janë tuajt.
Ora 14:30 Debatet Paloka Rama
Paloka: Sot është mbushur Shqipëria, u korr Lazarati dhe shumë mirë u bë por na ka ardhur këtu kanabisi, si sheh Koço i lumtur, vërtetë nuk e bej dot atë ligj por ja arriti ta mbjellë gjithë Shqipërinë me miratimin e ministrit. Për atë çështjen e gjyqit tim. Jam në gjyq me ty dhe ministrin. Po i kam kërkuar Gjykatës të bëjë testin e drogës kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Po nuk e përzutë do ta meritoni plotësisht këtë kryeministër.
Rama: Ju siguroj që nuk është i droguar, as i dehur se ka filluar punë herët sot nuk ka pasur kohë të rrumbullakoset nuk është as i rrjedhur është thjesht i lumtur. Besoj e kujtoni herën e shkuar. Duhet të jesh budalla i vetëkënaqur e të gëzosh shëndet të plotë. Është një nivel lumturie që duhet të rakordojë me një nivel tjetër inteligjence. Për të qenë i lumtur i këtij lloji duhet të kesh aq inteligjencë sa të hapësh gojën kur do bukë. Dhe të gjitha këto i ka parafolësi, dhe këtyre lloj të lumturve nuk ju bën derman asgjë. Lindin të lumtur dhe vdesin të lumtur, dhe jetojnë gjatë përgjithësisht se gëzojnë shëndet të plotë. Duke e bërë këtë ndërhyrje si njohës i fushës për të cilën u akuzova desha thjesht t’ju bind nuk është i droguar, është thjesht i lumtur. Por fati i tij, nuk e kanë të gjithë këtë fat, kështu që mos e kini fare zili se edhe pot ë doni ta mbërrini lumturinë e tij kurrë.
Paloka: E ka art qejfin e krruajrjes ky. Dhe meqë do të ofendojë se i duket vetja i zoti kur bën ofendime të holla se sot ja kuptuan pak këta se nuk qeshën të gjithë siç e kanë urdhrin kur bën batuta kryeministri. Unë nuk jam i droguar se do të më dridheshin duart dhe do zverdhesha siç të ndodh ty kur del nga banja. E sa për atë që the për mua zotëri je i vetmi kryeministër që del këtu në mungesë respekti të të gjithë deputetëve flet vazhdimisht për zorrën e trashë siç bërë pak a shumë dhe sot. Sot fole për gojën, ti këto punë i di mirë se ti vërtet siç ke thënë atë e ke të lidhur direkt me gojën. Prandaj mua nuk më bën përshtypje si disa pse më fyen, ti e ke të lidhur dhe atë që bën me gojën dhe me zorrën e trashë, ti i bën nga të dyja krahët. Nëse nuk e kuptove çfarë të thash kaq e kam nivelin e inteligjencën
Ora 14:05 Rama: Krenar kur dëgjoj ç’farë flitet për ministrin e brëndshëm e për policinë e shtetit nga ndërkombëtarët
Kryeministri Rama në foltoren e kuvendit u shpreh ndër të tjerat me bindje për punën e policisë së shtetit duke e mbështetur këtë në fjalët e ndërkombëtarëve dhe në bashkëpunimin me FBI-në.
“Ndqërkohë që mund tju them me plot gojën pa ndrojë se mos gaboj jam shumë krenar kur gjendem përballë ndërkombëtarë dhe kur dëgjoj se çfarë thuhet për Ministrinë e Brëndshmë,ministrin dhe policinë e shtetit shqiptar. Ky është fakt që edhe angazhimi i drejtëpërdrejt i FBI për të punuar në teërren në Shqipëri është pjesë e besimit të krijuar se më në fund qeveria policia ministria janë një kundër krimit dhe kundër shkeljes së ligjit. Këta fjaë më janë thënë drejtëpërdrejtë nga delegacioni i lartë i FBI-së po ju se dini s’jeni të detyruar ta mbani mënd. Ju bllokuat byronë kombëtare të hetimit por me ju ose pa ju ne do ta bëjmë, më apo pa atë bashkepunimi me FBI ka nisur dhe nuk ka asnjë vijë ndarëse se kush janë tanët kush janë tuajt.Besoj se një qeveri që ka moralin dhe vendosmërinë të distancohen nga ata që kapen për krim meriton të repsketohet.”-tha Rama gjatë fjalës së tij”, tha Rama.
Kryeministri i vendit shprehu keqardhjen që gjatë bisedës të një marrëveshje me kaq vlerë për shqipërinë për luftën kundër lëndëve narkotike me SHBA niveli i diskutimit është kaq i ulët,kjo nuk i shërbëen aspak përparimit tha ai.Rama shtoi gjithahstu shifra dhe fakte që flasin në favor të punës së policisë së shtetit në të gjithë këto vite
“Ky diskutim nuk i shërbën marrëveshjes Skemi si mos ndajmë opinione të ndryshmë për punën e Ministrisë së Brëndshëm apo të policisë kemi disa shifra dhe fakte jam krenar ti rikujtoj.Që nga janari deri sot Shqipëeria ka më pak se 50% të vrasjeve të të gjithë viteve më parë duke i krahasuar vit pas viti dhe ka një regjistër për këtë.Shprehje kuptim plotë e një procesi ku kemi futur policinë.Është larg të qëniurit i persosur por ka rezltate të pamohueshme
Kanë sjell rezultate që vetëm një muaj më parë ishin të paimagjinushme. Trashëguam policinë më të papaguar më të paarsimuar të rajonit, në moshën më të vjetër në rajon e në Europë e padyshim më të korruptuar. Pastrimi ka vazhduar dhe vazhdion çdo ditëJanë dërguar për ndjekje penale apo janë liruar nga policia për shkelje administrative 11% e trupës së policisë
Dhe ky process vazhdon.Vetëm policë të arrestuar gjatë vitit në vazhdim janë 36 për shkelje të ligjit. Nga ana tjertër latë një polici që ishte bërë objekt barcaletash dhe burim dëshpërimi në raport me kriumin e hajduterinë e të gjitha problemet e sigurisë që ishin kthyer në lajtmotiv e cdo familje. Gjatë gjithë periudhës së 2013 kryefjala e cdo qytetari ishte krimi krimi krimi ,pasiguria pasiguria .Sot sigurisht jemi ende larg objektivit që në kemi larg ambicies që ne duam, të ketë polica . Do ta mbajmë zotimin do ta bejme policinë model për rajonin do ta ngremë nga treguesit që matem”- theksoi Rama gjatë fjalës së tij
“Sidoqoftë tha kryeministri ka gjithmonë një kufi përtej të cilit nuk duhet shkuar se kur thuhet se dëshmojnë se kur thuhet se efektivin e RENEA-s e vrau ministri, nuk është çështje politike por psikiatrike dhe s’është objekt i debatit politik por i spitalit psikiatrik. Kur thuhet se ne kemi mbeshtetut policinë e shtetit ne nuk mund të mos kujtojmë se familja e ministrit Tahiri u vu në një sulm terrortist me bomba jo vetëm nuk pati asnje shprehje solidariteti por pati reagim përtej politikës dhe përtej asaj që përbën politikë Reagime që pa më të voglin dyshim i shërbejnë fushës së psikiatrisë
Askush ndër ne nuk u cua të thotë se grupi i strukturuar criminal që vuri bomba për të goditur familjen ishte i urdhëruar nga ju se ishin miqt tuaj aksuhs se tha eështë jahstë imagjinatës ton.Papritur na del se vrasësist e efektivit na qënkan miqtë e ministrit sigurisht s’do hyjmë në debat ne jemi shumë të vendosur që mos i ndajmë njërezit në tanët e tuajt në këtë betejë.Ne kemi vendosmërinë që nëse me përgjegjësinë e tyre marrin përsipër akte kriminale tu tregojmë vendin përmers forcës së ligjhit dhe shtetir dhe smund të akuzohemi port e njihet si një standard i ri në sjelljen e policisë së shtetit.Përgjegjesia është individuale.
Si përfundim Rama shtoi me bindje se kjo është e vetmja qeveri që e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit që deri dje ishte element sundues në vend
“Është fakt i provuar e i stërprovuar i marrë si gurë themeli në luftën kundër krimit kjo është e para qeveri që po lufton me nje element sundues në Shqipëri por që deri dje spo dilte ne tv aksioni i policisë së shtetit sepse sishte aksion
Dëgjova këtu të përsëritet histria e një kriminëli më damkë që na qënka aq i lidhur pas ministrit të brënbdshëm e pas meje saqë kjo u përcaktua nga gjithcka në sjelljn e epolicisë ndaj krimit. Mos harroni se ky ktu e ka humbur një gjyq dhe është deklaruar shpifës nga gjykata e lartëe dhe së shpejti do përballet me ndeshkimin për dëmhsmpërmbliminVazhdoj të jem i prirur të besoj se ata para do ti përdor për të hapur një seksion terapie për shpifesit ka sesione terapie kundër atyre që janë addicted sdhe një session i till do të mbeshtetej edhe nga shqupi për të lëhtësuar barrë e këtij deformimi psiqik që ka sjellë”- përfundoi Rama 
Sigal