Kuvend, Patozi: Qeveria ka rënë. Rama: Do bënim opozitë më mirë se ju

441
TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike Astri Patozi hodhi kritika të ashpra ndaj maazhorancës në këto dy vite qeverisje. Në një fjalim të gjatë në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ai i përqendroi në aferën më gjigande siç ai e quajti, atë të aferës të CEZ. “Nëse do të ketë një hetim CEZ i ka prodhuar efektet e veta politike. Prej kohësh kjo qeveri nuk ekziston më, jo se ka një ekip ministrash në një vend normal, por s’mund të zvarritet për shumë gjatë. Po të presim sa të na vijë radha kurrë mos ardhshim as ne”., tha Patozi.
Ky fjalim ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili për të treguar se situata në Shqipëri është ndryshe nga çfarë e raportojnë demokratët, ju referua raporteve më të fundit të Standard and Poors dhe Bankës Botërore. 
Rama: Dua ta falenderoj parafolësin për nxitjen që më dha me fjalimin e tij, duke folur për meritat e mëdha…tek CEZ-i kemi një pasqyrë të qartë për dallimin mes nesh dhe jush. Më lejoni t’ju sjell në vëmendje se Standard and Poors jo vetëm ka afirmuar pozicionin e rritjes së ekonomisë duke konsoliduar atë arritje që i takon kësaj qeverie lidhur me këtë pozicion por edhe ka paralajmëruar në raportin e vet më të fundit se nëse, citoj – pasqyra pozitive e sotme e Shqipërisë do të plotësohet me vazhdimësinë në raport me angazhimet e marra atëherë janë krijuar kushtet që S&P ta rrisë retingun e Shqipërisë në 6 muajt e ardhshëm. Më lejoni të veçoj çfarë kjo kompani botërisht e mirënjohur thekson në kundërshtim me të gjitha ato që thoni ju. Qeveria është duke forcuar institucionet fiskale dhe financimin dhe menaxhimin e sektorit publik. Reformat që kanë adresuar sistemi i pensioneve, qeverisja vendore, administrimi fiskal dhe sektorin e energjisë kanë sjellë rezultate të qenësishme ku veçohen përpjekjet posaçërisht në sektorin e energjisë si veçanërisht të suksesshme.
Banka Botërore për Shqipërinë thotë në raport: Ekonomia shqiptare vazhdoi të rritet në vitin 2015, e mbështetur nga investimet private dhe eksportet neto. Një rritje që vjen si rezultat i politikave tona, nga ai model ekonomik i shteruar si ai juaji. Investimet e huaja direkte u rritën, dhe flukset hyrëse gjithashtu duke kontribuar pozitivisht në financimin e deficitit koherent. Përpiquni mos ta përfshini edhe BB në konspiracionin e madh kur në qendër keni dy partitë e këtij koalicioni, bandat siç i quani ju. Rritja ekonomike parashikohet 2.7 në 2015. E latë Shqipërinë me zero pikë presje asgjë, jemi sot me një trend rritje ekonomike të qëndrueshme edhe pse nuk na bën të lumtur apo aq të kuturisur saç ishit ju për ti thënë shqiptarëve se ja ku e keni mrekullinë. Ju jap një mundësi për të zbritur në tokë dhe për të mos kërkuar qiqra në hellin e propagandës suaj. Ritmi i rritjes së ekonomisë është ndër më të lartit thotë BB në raportin e saj., duke lënë mbrapa Maqedoni, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.
Papunësia në Shqipëri është më e ulëta në Rajon. Do të ishte anormale sikur ju të mos qeshnit dhe të qeshurat tuaja janë shprehje e atij normaliteti që prej dy vjetësh ju mban ju jashtë realitetit. Ju vazhdoni qeshni njësoj si ata që i jepnin barë traktorit kur e panë për herë të parë se në atë gjendje mentale jeni. Nëse ne do të investoheshin të bënim sot opozitën do dinim ta banimin shumë më mirë se ju. Ju jeni një parti që nuk keni as lidership as ekip as program dhe ju ka mbetur ora aty ku ndaloi kur shqiptarët ju hodhën nga karriget. Në det apo në kënetë këtë gjejeni vetë se ku jeni, mbi ujë nuk jeni, nënë ujë jeni. A kënete a deti këtë e provoni ju. 
Seanca e Kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë mban sot një seancë plenare ku pritet të diskutohen projektligje të rëndësishme, siç është ai për auditivin e brendshëm në sektorin publik. Si në çdo seancë tjetër, pritet që debatet të përqendrohen në pika të tjera jashtë rendit të ditës, siç është çështja “CEZ” dhe zhvillimet e fundit politike. Seanca plenare nisi në orën 11:00 por u shty nga kryeparlamentari përreth 12 minuta për shkak të problemeve me foninë që ndikojnë në regjistrimin audio të seancës.
Ndërkohë më herët Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare të forcave politike vendosi të ringrejë 2 komisione parlamentare, afati i të cilëve kishte përfunduar. Kështu, komisioni për “serverat e tatimeve” do të jetë sërish funksional, ashtu sikurse dhe ai për emërimet në administratë tatimore. Këto janë dy komisione të posaçme parlamentare të cilat u kërkuan të ngrihen nga opozita. 
Sigal