Kuvend, maxhoranca miraton pr/ligjet e rendit të ditës

508
Kuvendi në seancën e sotme plenare miratoi me votat e maxhorancës çështjet e parashikuara në rendin e ditës, ndërsa opozita nuk u bë pjesë e punimeve të sotme, duke vijuar të mbajë qëndrimin e kushtëzuar ndaj parlamentit. Me të njëjtin numër votash, 71, u miratuan të tre pr/ligjet e parashikuara në axhendë, ai “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe bashkësive nën presion”; si dhe ratifikimi i marrëveshjes me Kombet e Bashkuara për projektin e ripërtëritjes së Lagunës Kune-Vaini dhe i marrëveshjes me Republikën Çeke “për mbrojtjen shoqërore”. Deputetët e Partisë Demokratike(PD), kërkuan në sencën e sotme anulimin e vendimit të Kuvendit të një jave më parë, që rrëzoi kërkesën e PD-së për intepretim nga Gjykata Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli. Sipas PD-se suli ka perfituar fonde publike, ne kundershtim me ligjin, pasi mbante mandatin e deputetit. Përgjatë një ore që zgjati seanca deputetet e opozites qëndruan përreth foltores së Kuvendit, duke krijuar zhurma në përpjekje për te bllokuar punimet e parlamentit.
Sigal