Kuvend, debat maxhorancë-opozitë për ligjin e Arsimit të Lartë

459
Në seancën e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar ligji për arsimin e lartë, i kthyer nga presidenti në Parlament për rishqyrtim. Në emër të PD, deputeti Luçiano Boçi ka kritikuar ligjin me argumentin se, me hyrjen në fuqi të tij shteti merr nën kontroll të plotë sistemin arsimor. “Shteti shmang rolin e rregullatorit dhe vendoset në rolin e imponuesit. Modeli duket paradoskal dhe një amalgamë e parimeve ekstra-Bolonjë”, ka thënë Boçi. 
Ai ka vënë në dukje se, me këtë ligj buxheti për universitetet do të shpërndahet nga agjenci të ndryshme, që përbën sipas tij, “ndërhyrje vertikale në sistem”. “Me këtë ligj, arsimi i lartë vendoset nën kontrollin e ekzekutivit”, ka thënë Boçi, i cili më tej ka kritikuar edhe vendosjen e tarifave dhe mospërcaktimin e përqindjes së GDP-së për buxhetin e arsimit.
Sigal