Kuvend/ Berisha-Tahirit: Ministër rrugaç, shan nga mbrapa! Shko paguaj paratë si gënjeshtar

482
Pas debateve për ligjin e Turizmit, i cili me konsensus u shty të diskutohet në një seancë të posaçme, ditën e hënë, Kuvendi nisi diskutimin e marrëveshjes me SHBA, për lëndët narkotike.
Ish-kryeminstri Sali Berisha me të marrë fjalën në sallën e Kuvendit, iu drejtua ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e quajtur rrugaç! Sipas Berishës, ministri shan nga mbrapa deputetçt që flasin në foltoren e Kuvendit.
“Këtu është bërë e zakonshme kur ministra në pozicion rrugaç shajnë nga mbrapa. Kushtetuta të jep të drejtë të marrësh fjalën, dil këtu dhe faktoje të kundërtën”,- i tha ai Tahirit.
“Kam një vendim këtu, shko paguaj paratë si gënjeshtar, se je shpifës i gjetur nga dy gjykata…Këta janë burrat që flasin”.
Më tej duke u ndalur tek marrëveshja që diskutohet, Berisha tha se ajo përbën një hap historik në luftën kundër narkotrafikut, ku qeveria, sipas tij e ka zhytur vendin.
Sipas Berishës, Kanabisi është kthyer në sinonim të Partisë Siçiliste, siç e quajti ai PS-në.
“Marrëveshjen e mbështes plotësisht, e konsideroj hap historik në luftën kundër narkotrafikut ku e ka zhytur kjo qeveri vendin…Fushata e deputetëve tuaj për të mbjellë kanabis ka krijuar situatë të paimagjinueshme në të gjitha zonat e vendit. Sot janë mbjellë dhe mbillen sasi kolosale të paimagjinueshme kanabisi. Vetëm 6 javë më parë policia ka prerë rreth 1 milionë rrënjë, imagjinoni ju sa dhjetëra e qindra milionë rrënjë janë për tu prerë, por nuk priten. Kanabisi është bërë sinonim i Partisë Siçiliste. Shqipëria po shndërrohet në kanabiste, sepse ky grup drejtues duke krijuar një situatë ekonomike katastrofike, ka detyruar popullin të gjejë si alternativë mbjelljen masive të kanabisit. Do ta shndërrojë këtë vend në një nga vendet më fatkëqija të botës”.
Diskutimet per marreveshjen me SHBA per lendet narkotike
Ora 12:20 Berisha-Tahirit: Rrugaç, mos shaj deputetët pas shpine. Ik paguaj gjobën për shpifje
Me të marrë fjalën pë diskutimin e marrëveshjes me SHBA-të, ish-kryeministri Sali Berisha ju drejtua ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri duke e quajtur atë rrugaç që shan deputetët nga pas kurrizit kur ata flasin në foltoren e Kuvendit.
Berisha: Këtu është bërë e zakonshme që ministrat në pozicion rrugac shajnë nga mbrapa kur deptuetët flasin, unë mendoj se kjo është gjëja e fundit dhe nuk duhet të ndodhë,. I the tjetrit gënjën, po dil faktoje ti, kushtetetura të jep të drejtën ty të mbash fjalën, të tregoj unë tani meqënëse do..po ti je….jo jo i tregoj unë.
Vendim: Në emër të republikës Saimir Tahiri i biri i Bashkimit dhe Luizës lindur me 30.10.1979 në tTranë, gjykata e apelit tiranë…Nuk po lexoj se është shumë faqe…dënim për shpifje me detyrimin për të paguar 1 milionë lekë në 21. 12. 2012. Para se të flasim këtu shko paguaj paratë si gënjeshtar, shpifës je, shpifës i gjetur nga dy gjykata, edhe apelit.
Berisha i drejtohet Ballës. I dhemb atij se u dënua edhe ai. Ti lexoj unë ty. Duhet të marrë fund që ministrat shajnë nga mbrapa si rrugaçë deputetët. 
Berisha: Kam qenë fëmijë në klasë 3-4 kisha një mësues që më donte. Më thotë Sali, asnjëherë mos mëso mos u lodh me një gjë që nuk e kupton se kjo do të shërbejë gjithë jetën, atë këshillë e shkova në ndërgjegje. I them të mos lexojë gjëra që nuk kupton, tre gjëra i ka dhënë gjyshja atij: Burri mund të gënjejë, mund të jetë brutal, por jo i mërzitshëm. Më i mërzitshëm se bëhet me ato fjalime ai mbi këtë tokë nuk ka njeri, të marrë të parën këshillë nga unë të mos lexojë gjëra që nuk i takojnë.
Tahiri: Sali këtë nuk e kuptoj si nuk dëgjove mësuesen, do ishim më mirë ne në parlament. Kur thua të vërtetën nuk ke nevojë të kesh memorie. Më vjen të mendoj se sa banale mund të ketë qenë qasja juaj qeverisëse ndaj këtyre fenomeneve kur ajo që thua këtu kur ke qenë kryeministër është më e pakta qesharake. Ju ftoj të gjeni forcë dhe të përshëndesni luftën kundër krimit të organizuar, kundër informalitetit, të përshëndesni policinë e shtetit dhe çdo hallkë të drejtësisë penale që të bëjnë punën e ta bëjnë shoqërinë më të drejtë. Kjo jo detyrimisht do të thotë të mos kritikosh.
Nuk di si dolët e guxuat që policia ka rënë dakord me vrasësit dhe i ka hapur shteg për të lënë autorët e vrasjes së Ibrahim Bashës, dhe duke dalë në miting e duke i thënë qytetarëve jua hoqën drogën ju për ta mbjellë dikur tjetër, duke i nxitur atyre urrejtjen. E kuptoj që mase nuk bëhemi dot bashkë në këtë beteje.
Tahiri- Asllan Dogjanit: Zotëria ka qenë drejtor i Policisë së Gjirokastër, në vend të përshëndesë aksionin thotë policia nxiti te qytetarët institiktin e dhunës
Tahiri: Jam dënuar i akuzuar prej djalit dhe vajzës tënde nuk kam thënë ndonjë gjë të madhe kam thënë që djali ishte i përfshirë në Gërdec. Nuk njeh njeri djemtë dhe vajzat e ish-kryeministrave pse i njeh gjithë Shqipëria Xenin dhe Gitën sa i flasim dhe me shkurtime tani. Ja ku ke zotin Metën, Majkon, Finon nuk i njeh njeri fëmijët e tyre? Aq kam thënë unë, peshkaqen s’i thash unë djalit tënd i tha dikush tjetër në libër. Nuk kam asnjë paragjykim për Gjin Gjonin por nuk di pse për mua është simbol i korrupsionit tonë gjyqësor që e mbroni ju, presidenti i republikës, KLD. Unë do e paguaj se respektoj shtetin edhe atëherë kur vepron si bandë nën kërcënimin tim. Nuk ke pse zgërdhihesh se mua do më vinte turp të më përmendin djalin në sekserllëqe. Pse nuk i thua djalit dhe vajzës shkoni në prokurori jepni përgjigje se akuzoheni publikisht. Kur ishe ti kryeministër më shumë në televizor dilnin vajza dhe djali juaj. Ky është dallimi ynë i madh se unë përballem me drejtësinë. Duhet të ulemi dhe të vendosim një standard për pjesëmarrjen e atyre që kanë qoftë edhe dritëhijen më të largët të mos dhënies së llogarisë para drejtësisë. Ju një kandidat të një bashkie mu afër Skënderbeut ditën ku u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre ju e kandidoni. Po një kandidat tjetër në jug kur e dënoi gjykata ju prapë i shkuat në burg. Gabimi më i rëndë që mund të bëjmë është të vendosim filtra politik në gjykimin tonë. Pushime të mbara dhe me mend të tjera në shtator.
Berisha: Kush e vrau Ibrahim Bashën? Miqtë e qeverisë. E dini ju që Alikot nuk ishin kurrë në Greqi, ishin në Lazarat e në tiranë, ishin të paprekur packa se ishin në kërkim. Flet për Ibrahim Bashën, po njerëzit tuaj e vranë Ibrahim Bashën, ata që arrestuat ju. Edhe i ati është si ata. Me kë shkoi Edi Rama në Lazarat kur bëri fushatën. Dy Alikot janë miqtë tuaj.

MAJKO: LUFTA KUNDËR KRIMIT LIDHET ME TË ARDHMEN E VENDIT
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi të enjten në Kuvend se lufta kundër krimit të organizuar është një çështje që ka të bëjë me të ardhmen e vendit.
Duke marrë fjalën ndërsa diskutohet marrëveshja me qeverinë amerikane për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, Majko nënvizoi se partneri ynë SHBA, por dhe BE janë në krah të Shqipërisë e të qeverisë shqiptare në një mision mjaft të rëndësishëm siç është lufta kundër krimit dhe kontrollit të narkotikëve.
Ai i kërkoi kolegëve të opozitës që të jenë seriozë kur parlamenti diskuton një marrëveshje kaq të rëndësishme. “Duhet të jemi seriozë kur diskutojmë marrëveshje të tilla, e cila në thelb është një marrëveshje standarde mes dy vendeve dhe që dëshmon se partneri ynë më i rëndësishëm strategjik, SHBA, do të na jetë në krah në luftën kundër krimit”, tha Majko ish-kryeministër.
Nisur nga përmbajtja e projektit, që i shërben forcimit të sektorit të drejtësisë penale shqiptare dhe kapacitetit të saj për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar krimin, deputeti socialist tha se ne sot kemi gjyqtarë apo prokurorë të cilët për të njëjtat krime japin vendime të ndryshme apo për trafikantë kanë dhënë vendime duke i nxjerrë nga burgjet dhe duke i dhënë dënime mininale.
“Ne këtu në parlament mund të miratojmë ligje të mira, por kur ato bien në duar të këqija ligjit humbet. Nuk mund të them sot se Shqipëria ka një sistem të dobë ligjor, por sistemi i drejtësisë pa diskutim duhet të presë dhe të jetë i gatshëm për një reformë thelbësore dhe cilësore”, nënvizoi deputeti Majko në fjalën e mbajtur sot në Kuvend.
ARTA DADE: TË VIHEN PARA DREJTËSISË ATA QË KRYEN KRIME NË 97’, SI ISH-PRESIDENTI DHE ISH-KRYEMINISTRI 
Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade teksa foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, kërkoi që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend. Një nga ato sipas Dades, është dhe zbardhja e vrasjeve të 21 janarit. Dade pohoi se kjo çështje është nën petkun e politikës.
“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve përbën një hap të rëndësishëm. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e SHBA-ve bien dakord për miratimin e këtij projektligji. Këto projekte vinë dhe në linjë me fushën e drejtësisë, pasi thellohet progresi. Jo si gjykimet që janë bërë sot, që shqiptarët kanë kuota më të ulta. Projekti i dytë ka të bëjë me parandalimin e krimit dhe rritjen e cilësisë penale. Një nga fushat që merr vëmendje të veçantë është forcim i kapaciteteve kundër korrupsionit. Do ftoja çdo gjyqtar. Kemi ende drejtësi të munguar, për vrasjet e 21 janarit, nën petkun e politikës.”, tha Dade. Nga ana tjetër ajo i bëri thirrje që pjesë e luftës kundër korrupsionit, ruajtës së rendit dhe sigurisë të bëhet dhe opozita.
Sakaq, Dade nuk kursehu as akuzat ndaj ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha gjatë vitit famëkeq të 97’.
Sipas Dades, duhet të vihen para ligjit të gjithë ata që kanë kryer krime, duke përmendur kështu rastin e importimit të armëve nga Shqipëria drejt Bosnjës për luftën në Srebrenicë. “Sa për përfaqësuesit e opozitës, do dëshiroja që të jenë ën anën tonë pasi na i lanë peshqesh dhe na kanë lënë një gur të rëndë në kokë trashëgim. Do na ndihmonin. Duhet filluar nga ata që bënë krimin, që nga Gërdeci, që nga presidenti dhe Kryeministri në vitet 97’. Edhe armët e Srebrenicës, ka prova e fakte që u morën nga Shqipëria, dhe pas kësaj qëndron ish-kryeministri. Se harrojmë ne që ai ka qenë dhe president.”, tha Dade.
Sigal