Kuvend/ Berisha: Rama nuk e do Byronë sepse nis nga ai, Rama: Po bën avokatin pa pagesë të LSI

432
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi nga foltorja e kuvendit kreun e qeverisë, Edi Rama se është personi i vetëm që bllokon reformën në drejtësi. Sipas Berishës, edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkon reformë në frymën e komisionit të Venecias. E menjëhershme

Berisha: “Një problem më nxori këtu, reforma e drejtësisë. Sot është dita të hiqen maskat t’ju themi shqiptarëve se njeriu që e bllokon reformën, që e saboton është Edi Rama. Njeriu që mashtron shqiptarët dhe ju thotë se po bëj reformë me 64 vota, po mban peng byronë kombëtare të hetimit. Gënjen të tjerët dhe ju thotë s’ma pranon Ylli Manjani. Manjani thotë atë që ka thënë Sali Berisha, Pandeli Majko dhe çdo deputet tjetër. Do thotë atë që ka thënë Venecia”.
Berisha shtoi ndër të tjera se Rama ka frikë nga byroja e hetimit, pasi ajo “do fillojë nga vila e Surrelit, e pallati 5-katësh. Grupi me në krye Xhafën, përfaqësues të klaneve të drogës…Sokol Berberit i thotë mbroma Koçon, pra pengesë absolutet. Tallet me reformën se e di që ajo kërkon mbi 94 vota, bën edhe prokurorin edhe gjykatësin. Silleni ta votojmë byronë e hetimit në frymën e ligjit, thuaju shqiptarëve pse nuk ta mban të votosh reformën”.
Rama: Je shumë impresionues në përpjekjen për t’u bërë avokat pa pagesë i LSI
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, i cili kishte kërkuar fjalën para deputetit Berisha e ka quajtur atë avokat pa pagesë të LSI-së. Rama madje u shpreh i impresionuar, nga ajo që ai e quajti avokatia që iu bë ministrit të drejtësisë.
“Në fakt e kisha kërkuar fjalën më parë dhe kjo nuk është replikë, por nuk mund ta fsheh që jam shumë i impresionuar nga avokatia që iu bë ministrit të drejtësisë. Tani je gati të bësh avokatin e LSI-së kundër RD për shkrimet. Pasi të fitosh gjyqin kundër RD-së për llogari të LSI-së, duhet të hapësh gjyqin ndaj PD-së. Je shumë impresionues në përpjekjen për t’u bërë avokat pa pagesë i LSI-së”, tha Rama.
Kryeministri foli për raportin e TIA-s për indeksin e perceptimit të korrupsionit. Ai tha se qeveria e kaluar e uli në mënyrë brutale Shqipërinë në këtë indeks.
“Dua ta filloj nga një fakt i publikuar dje nga TIA, që e vendos Shqipërinë në një vend shumë më të mirë se sa një vit më parë. Në një vend që ka përmirësim në klasifikimin e TIA-s krahasuar me momentin kur kjo qeveri filloi punën e saj prej 36 vendesh. Ju që vazhdoni të jeni jo opozita po qeveria e vjetër e këtij vendi, nga viti 2008 kur Shqipëria ishte e renditur në vendin e 85-të arritët ta çoni në 2013 në vendin e 116-të. Pra, çdo vit keni ulur në mënyrë brutale, dinjitetin dhe imazhin e vendit tonë në këtë klasifikim, çdo vit. Ndërkohë që sot, ne kemi një të dhënë nga një burim tërësisht i pavarur ndërkombëtar të faktit se reformat kanë filluar të japin rezultate edhe në luftën kundër korrupsionit që për ne ka qenë, është dhe do të mbetet një luftë për të ndërtuar shtet dhe për të ndërtuar sisteme që ta zmbrapsin e tkurrin korrupsionin. vetëm para pak ditësh Banka Botërore promovoi një rast shumë të ngjashëm të një suksesi të një partneriteti publik-privat për të rritur cilësinë e shërbimit publik në shëndetësi. Një rast suksesi në Brazil i promovuar nga BB, e cila nxit dhe promovon histori suksesi të partneritet publik-privat. E di që Brazili iu duket më pak i rëndësishëm se Bathorja por duke iu kujtuar se është një nga vendet e G20-ës ju ftoj të zgjeroni horizontin”, tha Rama.
Ndërkohë që fjalimi i kryeministrit është shoqëruar pothuajse gjatë gjithë kohës me zërat e deputetëve të PD-së.
Meta: Qetësi, mbani qetësi, zoti Noka ju lutem!
Noka: S’të vjen zor, turp ske!
Rama: Me partneritetin publik-privat jemi të vendosur dhe do të vazhdojmë me sipërmarrjen në funksion të rritjes së shërbimeve, në një vend që nuk e ka kapacitetin për të rritur borxhet dhe me një qeveri që nuk ka vullnetin për të rritur taksa. Është shumë e qartë nëse ne nuk rrisim borxhin, por përkundrazi kemi hyrë në një trend të uljes së borxhit, nga ana tjetër nuk rrisim taksa por jemi në një trend të uljes së taksave, atëherë rruga e tretë për të rritur investimet është partneriteti publik-privat dhe kjo nuk është një shpikje e jona. Shqipëria vendi i fundit në rajon për numrin e partneriteteve publike-private që funksionojnë me standarde ndërkombëtare.
Kryeministri Rama ka bërë krahasime mes qeverisjes së kaluar dhe asaj aktuale, duke u ndalur tek koncesionet e dhëna. Kreu i Qeverisë tha se janë rishikuar disa koncesione të cilat rëndojmë mbi qytetarët dhe financat e vendit.
“Është e pashmangshme që të bëhen disa krahasime midis qeverisë së vjetër dhe asaj të re. Qeveria e vjetër ka marrë përsipër të rrisë prodhimin e baltës së përditshme duke synuar të cënojë dhe njollosë çdo gjë, dhe qeverisë së re që ka zhvilluar disa partneritete publike-private dhe që do zhvillojë edhe të tjera pas asnjë diskutim. Në 8 vite qeveria ka dhënë 173 koncesione, ndërsa sot për 2 vite e gjysmë janë bërë vetëm 14 kontrata. Kemi rishikuar disa nga koncesionet tuaja, të cilat rrezikonin ekonominë e vendit.
Nga buxheti i shtetit prej të cilit ju në mënyrën më abuzive kërkoni investime duke harruar se ndërkohë investimi më i madh që ju na detyruat të bëjmë 3është të marrin qindra dollarë borxhe, të korrupsionit, paaftësisë, dhe shëmbëlltyrës suaj spektakolare të mungesës së plotë të sensit të shtetit. Duhet të paguhen haraçet e politikës suaj për koncesionet. Një koncesion i bërë përsëri si në ato vendet më të pazhvilluara të Afrikës, ku qeveria mendon vetëm sesi të pasurohet, përmes marrjes peng të interesit publik.
Në koncesionin për pullat fiskale, përsëri rinegociuam. Të mos flasim fare për 3 kontrata koncesionare në Portin e Durrësit, ato janë zaptim, ‘tokë e xanun’ në portin strategjik të Shqipërisë, e ndarë mes ballistësh që presin gjermane. Dhe nga ana tjetër kanë krijuar një territor lufte mes koncesionarëve me njëri-tjetrin, mes koncesionarëve me autoritetin portual, mes koncesionarëve me ata që do marrin shërbimin.
Të mos flasim për koncesionin e kontrollit të automjeteve, një koncesion për t’iu futur dorën në xhep qytetarëve që shkojnë aty për të marrë një shërbim”, tha Rama.
Rama: Kjo qeveri ka meritën që i vuri kufirin mafjes së ilaçeve që kishte kapur shëndetësinë
Kryeministri Rama është ndalur tek partneriteti publik-privat në shëndetësi, duke u shprehur se Qeveria që ai drejton ka meritën për luftën ndaj “mafies se ilaçeve”, që sipas tij kishte kapur këtë sistem.
“Vetëm tre kontrata ka bërë Ministria e Shëndetësisë për partneritet publik-privat. Kjo qeveria ka bërë edhe gabime, por ndër shumë merita që ka është që iu është kundërvënë, dhe ia ka vënë kufirin mafies së ilaçeve, dhe mafies që kishte kapur sistemin e shëndetësisë. Nuk është e lehtë që të bëhet kjo. Mbi të gjitha jemi i vetmi vend në Europë, rajon e me siguri në klubin e vendeve të prapambetura ët botës se për 20 e ca vite nuk arrit të ndërtojë asnjë bazë të dhënash për shëndetin publik. Madje nuk u krijua asnjë kulturë e parandalimit që është themeli i çdo sistemi shëndetësor. Ne këtë do ta bëjmë me mbulim universal, që kushdo ka apo nuk ka para ta marrë mbulimin”, tha Rama.
“Këta janë të vetmit që lutën politike e kthejnë në gjueti shtrigash, në një vend tjetër kjo nuk ndodh, dhe nëse do ndodhte njerëzit e sipërmarrjes do të fitonin shuma marramendëse për cënimin e besimit të tyre. Janë e vetmja parti në rajon që drejtohen nga një stalinist. Ndaj vetëm shpif, dhe përpjekjen për të poshtëruar këdo që i del përpara, është e plotë. E vetmja gjë është që nuk përfundojnë dot ciklin, është ta caktojnë në gjykatë e prokurori me vrasje”, tha Rama.
“Këta janë të vetmit që lutën politike e kthejnë në gjueti shtrigash, në një vend tjetër kjo nuk ndodh, dhe nëse do ndodhte njerëzit e sipërmarrjes do të fitonin shuma marramendëse për cënimin e besimit të tyre. Janë e vetmja parti në rajon që drejtohen nga një stalinist. Ndaj vetëm shpif, dhe përpjekjen për të poshtëruar këdo që i del përpara, është e plotë. E vetmja gjë është që nuk përfundojnë dot ciklin, është ta caktojnë në gjykatë e prokurori me vrasje”, tha Rama.
Rama: Partneriteti publik-privat për hemodializën, ofron shërbimin në disa zona tëvendit me të njëjtën tarifë
Kreu i Qeverisë u ndal tek koncesioni për hemodializën, duke u shprehur se me partneritetin publik-privat të miratuar do të mundësohet ofrimi i këtij shërbimi në disa zona të vendit, me të njëjtën tarifë.
“Është e pabesueshme që ju të gjeni kurajon dhe pafytyrësinë të flisni për hemodializën ndërkohë që 80 euro kushton një seancë në Tiranë, në bazë të tarifës suaj, dhe kështu është bërë në vitet e qeverisë suaj. Bëjmë dhe ne të njëjtën gjë, por këtë tarifë e paguajnë nëpër zonat e tyre, dhe jo të detyrohen të nisen çdo javë drejt Tiranës, për të marrë një shërbim që tashmë do t’u ofrohet në zonat e tyre. Ajo që bën ky partneritet është se së pari siguron investimin për ta bërë me të njëjtin çmim këtë proces, jo vetëm në Tiranë, por në një sërë qendrash në mbarë vendin. Duke u kursyer njerëzve koston financiare, stresin, kohën, dhe lodhjen. Flisni kompania që ka një kafe në Berat, ndërkohë që kompania ka një emër. Pse nuk shihni xhiron e kompanisë, por merreni me faktin se pse pronari i kësaj firme ka dhe një kafe. Është njësoj si t’i thuash dikujt pse erdhe në Tiranë? Është si ti që ke një kafe, e nga aty të morën në Parti, e pastaj shkove në minierë, e nga aty merr vota. T’u vijë turp që dilni përditë e gënjeni, ndërkohë që ajo që keni lënë trashëgim është diçka për të cilën do të skuqej kushdo që do kishte ndërgjegje, e jo të bënte sikur kishte rënë nga qielli”, tha kryeministri Rama.
Paloka-Ramës: Lëri veriorët, fol për reformën në drejtësi
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ftoi kryeministrin Rama të lërë deklaratat për veriorët dhe të thotë ndonjë fjalë për akuzat që ju bënë për reormën në drejtësi.
“Të thoshte ndonjë fjalë për akuzat e reformës në drejtësi, të mos vijojë me fyerjet për veriorët se sa i do ky veriorët atë e dinë të gjithë”.
Rama-Palokës: Kush saboton reformën do të marrë përgjigje në zgjedhje
Kreu i qeverisë Rama, në replikë me Palokën tha se, sabotatorët e reformës në drejtësi do marrin përgjigje në zgjedhje, ndërsa e ftoi t’ja lërë popullit në dorë këtë zgjedhje.
“As nuk ja vlen fare 1 sekondë e kohës sime, një sekondë e vëmendjes së PS për tu marrë me fjalimet tuaja për reformën në drejtësi, se kush e do reformën, le t’ja lëmë popullit, ju vijoni me tollovi. Po ju them vetëm kaq, një gjë të keni të sigurt, kush saboton reformën në drejtësi do marrë një përgjigje siç nuk e ka marrë asnjëherë në zgjedhje. Nëse jam sabotator ia lëmë popullit në dorë. Ju nga humbja në humbje do shkoni. Kaq ju them, ne këtë pozicion kemi, jo tjetër. Sabotojeni, votojeni do ta shikojmë në zgjedhje. E patë si dolët me integrimin”.
Sigal