Kuvend/ Berisha-Nikollës: Ku është Doktoratura e Ramës? Meta: Vetëm një doktor kemi këtu

515
“Projektligji për Arsimin e Lartë” ka ngjallur diskutime në seancën e sotme plenare.
Ish-kryeministri Berisha ka debatuar sot në Kuvend me ministren e Arsimit Lindita Nikolla për doktoraturat. Sipas Berishës, MAS ka favorizuar universitetet private, duke mos dhënë asnjë doktoraturë për universitete publike si ai i Drejtësisë dhe Ekonomisë.
Këto akuza, ministrja i quajti absurde. “Akuza që i bëhet MAS me gjasë që ka mbyllur procedurat e doktoraturave në shtetëror dhe më pas ka favorizuar privatët është absurde. Unë ju them ngjeni një akt zoti Berisha, një akt të vetëm timin”.
“Unë ju them se ato që lexoi zonja janë të vërteta, por fshehu se në 2 vite me radhe nuk ka dhënë qoftë edhe 1 doktoratë të vetme në fakultetet e Drejtësisë, Ekonomisë”,- tha ai në replikë.
Nga ana tjetër, Berisha iu drejtua Nikollës se ‘ku e ka doktoraturën Edi Rama, e dimë atë histori”. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili iu përgjigj se ‘vetëm një doktor kemi këtu’. “Doktoratura është luks. Ku është doktoratura e Edi Ramës, e di mirë historinë e saj.”, tha Berisha.
MEGA-AFERA E KORRUPSIONIT, BERISHA: IU HOQËN DOKTORATAT UNIVERSITETEVE PUBLIKE, IU DHANË PRIVATIT
Sot në mëngjes ndodhi atentati i radhës ndaj këtij institucioni, ku kreu i qeverisë urdhëroi Parlamentin të fusë në rend ditë jashtë të gjitha kritereve ligjin e megaaferës së tij të korrupsionit, për arsimin. U nisa për të ardhur në parlament dhe informohem se ky ligj do futet sot në rend të ditës në një kohë kur në komisionin e Ligjeve nuk është thirrur asnjë grup interesi apo profesor universiteti për t’u pyetur. Në një kohë kur ekspertët ndërkombëtarë e shpallin antieuropian ligjin. Prej dy vitesh Edi Rama me veglën e tij Lindita Nikolla, nuk u kanë akorduar një doktoratë të vetme universiteteve publike. Nuk mund të them se janë pa të meta, por ato kanë një traditë shumë të mirë. Të gjitha doktoratat me 8 mijë euro njëra, ia kanë kaluar klientelave të tyre private.
Pse ky vrap me ligjin? Apo pse janë marrë për çdo doktoratë të publikut nga 8 mijë euro nga privatët, dhe janë ndarë për gjysmë. Jeni bërë vegël e turpshme e një njeriu të korruptuar e pa parime. Këtë e bën një njeri që s’di ç’është shkolla, dhe ka për kulturë vetëm bojërat e bojaxhiun.
Paloka: Të hiqet nga rendi i ditës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka kërkoi që ky projektligj të hiqet nga rendi i ditës pasi nuk plotëson rregulloren e Kuvendit, ndërkohë që një gjë e tillë është kundërshtuar nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Garmoz Ruçi.
Paloka: Zoti kryetar sot ju keni futur në rend të ditës në pikën 5 “Projektligjin për Arsimin e Lartë”. Në bazë të rregullores neni 70 pika katër i cili thotë raporti i komisionit përgjegjës dhe mendimet e komisioneve të tjera shumëfishohen dhe u shpërndahen deputetëve dy ditë para datës së shqyrtimit në Kuvend sipas dijenisë sonë ky projektligj ka përfunduar shqyrtimin në Komisionin e Medias sot në mëngjes, në orën 1 të mëngjesit. Ky projektligj është mbyllur vetëm sot dhe as bëhet fjalë që të ketë jo raport komisioni por edhe komisionet e tjera nuk e kanë shqyrtuar atë. Deputetët e PS në Komisionin shëndetësisë nuk kanë qenë të pranishëm dhe nuk kanë shkuar qëllimisht, dhe kërkoj që ta hiqni rendin e ditës sepse nuk përmbush këtë pikë të rregullores.
Nga ana tjetër, Berisha iu drejtua Nikollës se ‘ku e ka doktoraturën Edi Rama, e dimë atë histori”. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili iu përgjigj se ‘vetëm një doktor kemi këtu’. “Doktoratura është luks. Ku është doktoratura e Edi Ramës, e di mirë historinë e saj.”, tha Berisha.
Nikolla: Faleminderit zoti kryetar dhe zoti Berisha. Kjo nuk është çështje debati se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. Drejtori i përgjithshëm i Arsimit në Be deklaroi në Vlorë se reforma e arsimi të lartë Shqipëria është frymëzues dhe avangardë. Nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Në një shoqëri, sado e zhvilluar të jetë ka nevojë për reforma. Më thatë se nuk keni dhënë doktoratura, zoti ish-kryeministër jonë vë në dispozicion të gjitha procedurat ku regjistrohen të gjitha doktoraturat e ardhura. Është një vendimmarrje e përbashkët. nuk po fshihem pas gënjeshtrave. Është një vendim i përbashkët me akademikët. Nuk janë dhënë kuota as për universitetet publike dhe as për ato private. Sa i takon asaj çka ju që keni thënë në lidhje me Kontrollin e Shtetit, do mirëpresim të gjithë situatën që do thotë drejtësia.
Berisha: Zonja nuk bëri siç bënë zakonisht. Ajo nuk mori përsipër të thotë qoftë një emër doktorature që Fakultetin e Drejtësisë. Këtë nuk e pranoj se është kryekëput korruptive. Publiku nuk jep lekë, privati merr 8 mijë euro për këtë gjë
Nikolla: Doktoraturat miratohen nga këshillat e Profesoratit të universitetit. Nëse ju kërkoni emrat që janë regjistruar nga Fakulteti i Juridikut, ju kërkoj ndjesë se nuk qepem pas emrave. Shkoj në Ministri dhe vi jua sjell. pas raportimeve që kanë ardhur, është kjo vendimmarrje; nuk kemi rialokluar kuota të reja për të marrë doktorantë të rinj. Po flasim vetëm për standardin që lidhet vetëm me numrat, dhe jo me atë të pranimit apo me cilësinë e diplomave. Ajo është një histori tjetër.
Meta: Vetëm një doktor kemi këtu (I drejtohet Berishës)
Meta: Rendin e ditës nuk e bëj unë.
Ruçi: Ky projektligj është depozituar në parlament në 10 prill dhe ka qenë në axhendën e komisioneve nga ajo kohë. Eshtë vënë re që dy komisione që drejtohen nga opozita, ai i arsimit dhe ai i çështjeve sociale nuk kanë qenë të preokupuara për të përmbushur detyrën e tyre për katër muaj rresht. Komisioni i Çështjeve Sociale, e ka kërkuar vet kryetarja që të ishte objekt i shqyrtimit dhe në këtë komision, Konferenca e Kryetarëve e ka kaluar për shqyrtim por prej katër muaj rresht nuk është zhvilluar asnjë mbledhje nga ky komision. Opozita nuk është interesuar për të dhënë kontributin e vet për reformën në arsim por është interesuar për ta bllokuar. Nuk jemi votuar për të mos zhvilluar reformën e arsimit. Nuk është përgjegjësi e Kuvendit që kolegët opozitarë të bëhen bllokues. Kishin gjithë kohën e domosdoshme prej katër muajsh nuk kishin ligj më të rëndësishëm së ky për ta shqyrtuar.
Pavarësisht kritikave unë mendoj se Komisioni i Arsimit ka bërë një punë të admirueshme që ka zhvilluar një maratonë të tërë seancash dëgjimore me grupet e interesit. Sigurisht dhe formalisht kreu i grupit parlamentar të opozitës ka të drejtë kur e trajton, por këtu nuk jemi formalisht për të bllokuar reformat. Ne jemi të gatshëm ta diskutojmë. sigurisht diskutimet në mënyrë shteruese janë zhvilluar në komisionet e posaçme.
Pollo: Është e vërtetë që “Projektligji për Arsimin e Lartë” është përfshirë në kalendarin e Kuvendit që para tre muaj e gjysmë. Është e vërtetë që kjo periudhë ka koçiduar me periudhën e fushatës dhe me konsensus nuk janë bërë mbledhje. Problemi nuk është tek pengesat artificiale.
BEQAJ: I KËRKOJMË KUVENDIT TË MIRATOJË NJË MARRËVESHJE HUAJE PËR SHËRBIMIN E KONSULENCËS
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi sot se Kuvendi duhet të miratojë marrëveshjen e huasë për shërbimin e konsulencës.
“Në fakultetin e Drejtësisë ka 40 doktoraturë, por duhet të ketë 5. Për katër vite u mbyllën specializimet në Mjekësi. Është shumë para për të marrë borxhe. Vendet e rajonit ofrojnë laboratorë publike 3 herë më shumë. Pajisjet tona në Tiranë janë më shumë se 3 herë të vjetra. Sot i kërkojmë kuvendit që të miratojë një marrëveshje huaje për shërbimin e konsulencës. Raporti i Komisionit Europian flet për 9 forma të ndryshme partneritetit. Sektori ka nevojë për financime masive, por jemi të vetëdijshme që financat shqiptare kanë një konjukturë të ngushtë. Vjet në QSUT laboratori i Gjenetikës ka bërë o analiza. Sot laboratorët rajonale publike janë të akredituara. Dy gjera dua të theksoj; mjediset do të jenë në spitalet tona publike. Do të marrë një shërbim më të mirë se ai që merr sot.”, tha Beqaj.
Sigal