Kushtetuesja rrëzon Byronë e Hetimit: I papajtueshëm me kushtetutën!

438
Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojë Byronë Kombëtare të Hetimit. Në arsyetimin e saj Gjykata Kushtetuese thekson se ligji për Byronë e Hetimit, është papajtueshëm. Nenet 26 dhe 36 të ligjit për Policinë e Shtetit të cilët i hapnin rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë shfyqizuar si antikushtetues nga kjo gjykatë.
“Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 17.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese, vendosi: – Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27­ 36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Partia Demokratike kishte kërkuar shpalljen antikushtetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjykata Kushtetese ka pranuar vetëm një nga dy kërkesat e Partisë Demokratike, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e nenit 49 të ligjit për Policinë, i cili ka pësuar ndryshime për ripranimet në organizatën e policisë.
Rikthimi në Polici
1. Një person mund të rikthehet në polici vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga
Policia për shkurtim të funksionit, në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë.
2. Personi, që trajtohet me pension të parakohshëm suplementar ose pension të shërbimit, pavarësisht nga përcaktimi i pikës 1, të këtij neni, nuk rikthehet në polici.
3. Procedurat për rikthim në polici përcaktohen në Rregulloren e Policisë.
Sigal