Kush po punon pas krahëve për Reformën në Drejtësi/ Basha: Ai që shembi Teatrin Kombëtar

272
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjigjur në lidhje me akuzat e ambasadores së SHBA në Tiranë që disa politikanë po sabotojnë reformat. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se, ai që po luan me Reformën në Drejtësi dhe do ta hedhë në erë është ai që shkatërroi Teatrin Kombëtar, duke iu referuar Ramës.

“Kujt i referohet ambasadorja e SHBA? Ai që hodhi në erë Teatrin me dinamit, për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore e për të bllokuar procesin e integrimit europian të vendit” – tha Basha.

Një ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, bëri një reagim të fortë dhe tha se nuk do që të besojë se ka marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi.