Kush ia fali kredinë dhe shtëpinë ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi?

593
Sigal

Ministri i Edi Ramës, Sandër Lleshi, sipas disa shkrimeve në  portale dhe siç publikon edhe portali syri.net, ka pasaktësi të mëdha në deklarimet e pasurisë, të cilat “çuditërisht”, e kanë favorizuar atë me miliona lekë e mijëra euro në llogaritë e tij personale.  Në vitin 2008 Sandër Lleshi merr Kredi të Butë për Blerje Shtëpie, si punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes. Banka, në kundërshtim me çdo rregull ia jep shumën zotërisë Cash në dorë 4.8 milionë Lekë të reja. Sandër Lleshi deri në vitin 2015 i deklaron këto para si gjendje Cash në shtëpi. Në vitin 2016, ministri Lleshi deklaron një kontratë për blerje apartamenti me kompaninë Alba Ndërtim. Dhe i ka paguar kompanisë në vitin 2008 2.3 milionë Lekë të reja, shumë që kompania në 2016-n ia kthen në bankë. Ndërkohë, deklaron sërish, se kompania, përveç se i ktheu lekët, ka paguar rreth 2.9 milionë Lekë të reja, këstet e kredisë që nga viti 2006, deri në dhjetor të vitit 2016. Ndërkohë, ka pasaktësi në deklarata, sepse në vitin 2010 shpenzon 60% të Cash-it në Euro, në vitin 2013 deklaron që s’ka fare Cash në Euro (në deklaratën kur filloi punë si Këshilltar i Kryeministrit) dhe për deklaratën vjetore më pas, i mbijnë 6000 Euro Cash, çuditërisht. Dhe me këto 6000 Euro dhe 300 mijë lekë të reja që preken nga kredia e shtëpisë, na mbyll kredinë e makinës. Deklaron që ka marrë të ardhura 9750 Euro nga bursa e vajzës me studime në Gjermani për vitin 2013 dhe 2014, por ndërkohë nuk deklaron asnjë shpenzim për vajzën. Pyetjet që ngre portali syri.net për ministrin Sandër Lleshi: Si Banka Raifeissen i ka kaluar subjektit 4.8 milionë lekë të reja në llogari personale? Sipas procedurës për kreditë e buta Banka është e detyruar të kalojë shumën drejtpërdrejtë te shitësi. Cila është kontrata që ka administruar Banka? Në deklaratën e vitit 2010 subjekti deklaron se ka pakësuar gjendjen Cash në Euro në vlerën 3500 euro, sepse ka bërë një pagesë fillestare për makinën Honda. Gjendja e mbetur, 2500 Euro. Për vitin 2011, 2012, gjendja Cash në Euro sipas deklaratës së subjektit nuk ndryshon. Në deklaratën fillestare të vitit 2013, në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit nuk deklaron gjendje Cash në Euro, por vetëm në Lekë. Në deklaratën vjetore të vitit 2013 deklaron 6000 Euro Cash, kur të ardhurat totale për atë vit janë 585,000 Lekë dhe 2,250 Euro bursa e vajzës. Gjithashtu deklaron shpenzimet dhe për dy kreditë. Si u akumulua kursimi prej 6000 Eurosh? Sa janë shpenzimet vjetore të vajzës në Gjermani?