Kush ështe Besart Kadia, zëvendësministër i Ramës dhe mik i Samir Manes (Video)

941
Sigal

Besart Kadia, anëtari i Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike dhe mik i Samir Manes, është emëruar nga kryeministri Rama zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Kadia është me profesion ekonomist, ndërsa mban në Partinë Demokratike pozicionin e Sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë.

Ai është një nga prurjet e reja në selinë blu të kryetarit të saj, Lulzim Basha. Duhet thënë se Kadia është afruar pranë Bashës nëpërmjet Henri Çilit.

I ftuar në në Top Channel rreth dhjetë muaj më parë, në 12 dhjetor 2019, pas një përplasjeje mes tyre, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, iu drejtua Basart Kadias duke i thënë se ishte ushtar i Samir Manes.

O Besart, pse kam ardhur të të mbush mendjen ty unë. Po ti je ushtar i Samir Manes. Unë jam në luftë me Samir Manen. TI paguhesh nga oligarkëtm, ti paguhesh nga ata njerëz që rrjepin shqiptarët.” – deklaronte Kryemadhi në emision./hashtag