Kungullin për ftua

288
Sigal

nga Zëri jonë.USA

Ç’është kjo që na urdhëron ?!
Ç’është kjo që na udhëzon ?!
Ç’është kjo që na detyron ?!
Ç’është kjo që na mëson ?!
Ç’kujton kjo se është ky vend ?!
Ç’kujton kjo se jemi pa mend ?!
Ç’kujton kjo mendjelehtë,
Se ne jemi Botë e Tretë ?!

“Shoqja” Kim:

S’kemi nevojë për mendtë e tua,
Ti po na shet kungullin për ftua,
E për Autokracinë që u instalua,
Është Demokraci !!! – po na thua.
S’është vështirë për ta kuptuar,
Se kjo “Amerika jote e nderuar”,
Bashkëpunon fare pa hezituar,
Me këtë qeveri të korruptuar.

Jo, jooo …

Ti nuk po sjell Sh.B.A. që duam,
Ti nuk po sjell atë që kërkuam,
Ti George Sorosin këtu ke sjell,
Ti farën e keqe të tij ke mbjell.

Ta dish …

Kur ka jetuar e luftuar shqiptari,
Ti zonjë s’dije nga lidhej gomari,
Ndaj bëj punën si ambasadore,
E mos na u sill si guvernatore !!!