Kumbaro që kërkoi të prishte Teatrin Kombëtar e u kap me shkelje në Butrint: E kemi seriozisht emancipimin e Shqipërisë

430
Sigal

Ish-ministrja e Kulturës, Kumbaro, ka deklaruar në fjalën e saj në Kuvend se vendi duhet integruar kulturalisht në Bashkimin Europian pasi kultura është ajo që zgjidhet e para sa herë që Shqipëria kërkon t’i tregojë Europës fytyrën e mirë të vendit.

“Gjatë këtyre viteve sa herë flitet për integrim përmes kulturës jam ndeshur jo rrallë me nënqeshje, me buzëqeshje ironike të tipit: U bëtë ju. E pra u bëtë ju të kulturës të flisni për këtë punë. Po pra po. Sa herë që duam t’i tregojmë fytyrën tonë të mirë Europës, kulturën zgjedhim.” – tha Kumbaro.

Kumbaro tha se investimi në kulturë është provë emancimi e shoqërisë duke theksuar se mazhoranca dhe PS-ja e kanë seriozisht emancipimin e shoqërisë.

“E nëse u krijua në vitin 2013 një ministri e dedikuar për kulturën dhe edukimin kulturor kjo ende nuk është provë se shoqëria shqiptare është e emancipuar. Por është padyshim një dëshmi e fortë se kjo mazhorancë dhe PS-ja emancipimin e shoqërisë e ka seriozisht.” – tha ish-ministrja.

Vlen të përmendim këtu se Kumbaro ka qenë vazhdimisht për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental si dhe është kapur me dhjetëra shkelje për ndërtimet që janë bërë brenda Parkut Kombëtar të Butrintit.