Kumbaro, 2 miliard lekë për rërën e plazheve të zaptuara nga oligarkët

109
Sigal

Shqipëria është i vetmi vend në botë që 80% të plazheve publike, ua jep privatve, patronazhistëve dhe oligarkëe. Investitorë Strategjikë të lidhur me krerët e pushtetit për plazhet që i kanë marrë në përdorim për 30 vite, paguajnë qira 3 (tre) lekë/m2 në ditë, dhe i japin me qira pushuesve 7-10 Euro në ditë për 1 shezlon. E sikur të mos mjaftonte kjo ministria e Turizmit ka shpallur tenderin 2 mld lekë për pastrimin e rërës që u është dhënë hoteleve dhe privatëve në përdorim

Përveçse plazhet i kanë marrë në përdorim për 30 vite, me qira 3 (tre) lekë/m2 në ditë dhe i japin me qira 7-10 Euro në ditë për 1 shezlon, nuk bëjnë as pastrimin për nisjen e sezonit të verës; ndërkohë që disa hotele ka lidhje me krerët e pushtetit.

 Kilometra vijë plazhi publik do t’u jepet privatëve, duke i lënë shqiptarët buzë kanaleve të ujërave të zeza. Këtë burim biznesi tepër fitimprurës me sipërfaqet e plazheve,  qeveria e shfrytëzon dhe i ka përqendruar në plazhet e zonave ku kanë vilat, pallatet, resortet dhe hotelet oligarkët, “të fortët” dhe ministrat ,“Investitor Strategjik”.

Në prag të hapjes së sezonit të plazhit, ministresha Mirela Kumbaro ka hapur “thesin”, për një tender me objekt pastrimin e plazheve, duke i quajtur “plazhe publike”, kur 95% e sipërfaqeve të tyre janë marrë në përdorim nga privatët.

Sipas shpalljes së bërë në datën 20 mars 2023, do pastrohen plazhet që janë në Bashkitë Durrës-Lalz, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë e Sarandë, për të cilët, Mirela Kumbaro ka akorduar fond limit 1.6 milionë Euro me TVSH.

Fondi është ndarë kështu: 900 mijë Euro do përdoren për pastrimin e plazheve në Durrës- Lalz, Kavajë e Rrogozhinë, ndërsa 700 mijë Euro do përdoren për plazhet në Vlorë, Himarë e Sarandë.

Nuk e dimë, nëse sezoni këtë vit do të fillojë me plazhe të pastruar, por dimë që edhe vitin e kaluar, ministria e Turizëm-Mjedisit bëri tender 1.9 milionë Euro, të cilat i morën oligarkët, ndërsa bregdetin edhe plazhet i pastruan bashkitë sa për të prerë shiritat kryeministri.

Edhe këtë herë, ministria ka vendosur të paguajë vetëm pastrimin e plazheve, që janë uzurpuar nga oligarkët, klientët, miqtë, të cilët i shfrytëzojnë për biznes me qira nga shteti 3 (tre) lekë/m2 në ditë.

Por këtë vit, në vlerën e tenderit 1.6 milionë Euro, janë lënë jashtë skemës së pastrimit plazhet e Velipojës, Divjakës, Semanit e Ksamilit, duke i trajtuar si të parëndësishëm.

Sepse fondet e pastrimit të plazheve, i ka përqendruar në plazhet e zonave ku kanë vilat, pallatet, resortet dhe hotelet oligarkët, “të fortët” dhe ministrat “Investitor Strategjik” si Olta Xhaçka.

Përveçse plazhet i kanë marrë në përdorim për 30 vite, me qira 3 (tre) lekë/m2 në ditë dhe i japin me qira 7-10 Euro në ditë për 1 shezlon, nuk bëjnë as pastrimin për nisjen e sezonit të verës; ndërkohë që disa hotele pa lidhje me krerët e pushtetit, lidhin kontrata me bashkitë, paguajnë qira të majme e taksa mjedisi dhe i pastrojnë vetë sipërfaqet e rërës.

Për të krijuar përshtypjen, sikur Babloku nuk di asgjë për këtë tender dhe as ajo nuk ka preferenca klienteliste, Kumbaro ia ka deleguar tenderin Agjencisë së Bregdetit, kur dihet që asnjë qindarkë nuk paguhet pa urdhrin dhe pa pëlqimin nga kryeministria. Pamfleti