Kukan uron Metën për zgjedhjen si president: Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë

463
Deputeti i Parlamentit Evropian, z. Eduard Kukan, mesazh urimi z. Ilir Meta pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë
Deputeti i Parlamentit Evropian dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, z. Eduard Kukan, i ka dërguar një mesazh urimi z. Ilir Meta pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.

Z. Kukan shpreh bindjen se Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë dhe se z. Meta do të udhëheqë me mençurinë e tij politike popullin drejt te ardhmes evropiane që ai meriton.

“Më lejoni t’ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim se me këtë zgjedhje Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë. Unë jam i sigurt se Ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton”, – shkruan Deputeti i Parlamentit Evropian, z. Eduard Kukan në mesazhin e tij drejtuar z. Ilir Meta.
Sigal