Kthimi i azilkërkuesve, Manjani: Interesi ynë, ri-integrimi i shtetasve të kthyer

504
Një ndër temat e diskutuara në takimin dypalësh mes Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe homologut gjerman, Heiko Maas është edhe pika më e nxehtë, ajo e kthimit të azilkërkuesve shqiptarë nga Gjermania. Sa i takon kësaj teme, Manjani ka thënë se është biseduar për ccështjen e riatdhesimit të tyre. Kreu i Drejtësisë nuk e mohon faktin që në aspektin social, ata do të ndajnë të gjitha vështirësitë që ekzistojnë në vend, por sa i takon aspektit ligjor ai shpreh mbështetjen e plotë për të riatdhesuarit. Sipas tij, Shqipëria ka marrë ka marrë të gjitha detyrimet për riatdhesimin e shtetasve të vet. Shefi i Drejtësisë thekson se tashmë Shqipëria nuk është me pjesë e problemit të azilkërkuesve, por e zgjidhjes, dhe kjo falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm që kanë pasur dy ministrat e Brendshëm, zoti Tahiri dhe de Maisiere.
“Fjala ri-integrim ndoshta nuk është edhe tepër e gjetur, sepse ata janë shtetasit tanë dhe kthehen në shtëpitë e tyre. Pra nuk është ndonjë program i veçantë. E theksoj që Berlini është një kryeqytet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe në asnjë mënyrë ne nuk mund të vendosim në pikëpyetje marrëdhëniet bilaterale me Berlinin’ ka pohuar Manjani. 
Vijon…
Sigal