Kryetari i PD-së Basha: Ja pse u detyrova të bëj marrëveshje me Ramën, më 17 maj për zgjedhjet e 2017-s, arsyet dhe shkaqet e dështimit

510
Sigal

Lulzim Basha: Marrëveshja me Ramën e 17 majit dështoi, sepse nuk garantoi zgjedhje të lira

Mbrëmë kryetari i PD-së Lulzim Basha për herë të parë pohoi pse u detyrua të bëjë marrëveshje dhe pse dështoi marrëveshja e 17 majit 2017 me kryeministrin Rama. Kryetari i PD-së Basha tha se u detyrua të bëjë marrëveshje me kryeministrin Rama, për të shmangur një konflikt civil, por marrëveshja dështoi, sepse nuk garantoi zgjedhje të lira në zgjedhjet parlamentare të 2017-s. Ndër të tjera, Lulzim Basha tha: Marrëveshja e 17 majit ishte marrëveshje për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në kushtet kur u gjendëm pas protestës 90 ditore, ne nuk arritëm të largojmë Ramën si kryeministër dhe pamë për një zgjidhje për të shmangur konfliktin civil dhe të garantonim zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo ishte qëllimi i vetëm i marrëveshjes së 17 majit. Pse e konsideroj të dështuar? Sepse qëllimi i vetëm i kësaj marrëveshje që të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk u realizua. Ne patëm shit-blerje masive të votës që detyroi OSBE/ODIHR që në raportin e vet përfundimtar të konsideronte numrin 1 të problemit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kemi raportin e ministrave teknike. Ato që u bënë publike, ajo ishte maksimumi që mund të arrinim. Mungesa e vullnetit politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte evidente, çfarëdo që të kishim arritur ky ndërkohë e kishte ndërsa mendjen. Bandat po shpërndanin lekë. Tani nuk është PD apo OSBE që e thotë këtë. Janë përgjimet zyrtare të prokurorisë që tregojnë si bandat kriminale të vendit funksionin si banda elektorale të PS.