Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i gatshëm për dialog me ndërkombëtarët me qëllim zgjidhjen e krizës politike

507
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë me gazetarët një ditë pas protestës së opozitës. Basha falenderoi pjesëmarrësit në protestë.

Kryetari i PD-së u hapi derën ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike. Basha tha se, mirëpret që partnerët të kontribuojnë për zgjidhjen e kësaj krize.

Basha tha se, vetëm me ndërkombëtarët mund të zgjidhet kriza e fortë që ka kapur vendin, duke përmendur dhe precedentë kur ka pasur një zgjidhje politike.

“Ju kam komunikuar atyre sic u kam komunikuar dhe qytetarëve shqiptarë, që i pres për zgjidhje politike për krizën që ka kapur vendin. Me ndihmën e tyre të arrijmë një zgjidhje, pasi shteti është marrë peng nga një qeveri ilegjitime. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Ne jemi të gatshëm për të diskutuar për detyra të tjera dhe reforma të thella, që askush të mos ketë mundësinë që të marrë peng vendin”, u shpreh Basha.